Mbrëmë në qytetin e Skënderajt mbeten të plagosur dy policë të Kosovës.

Enver Smakiqi dhe Mërgim Geci janë emrat e dy zyrtarëve policor që mbeten të plagosur mbrëmë rreth mesnatës, shkruan Gazeta Insajderi.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe sindikata e policisë së Kosovës me ç’rast kanë shprehur shqetësimin për sulmin ndaj policëve të Kosovës.

Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar që për personat e dyshuar të veprohet sipas ligjit.

Ky është reagimi i plotë:

Reagim!

Sindikata e Policisë së Kosovës është e shqetësuar me rastin e sulmit ndaj dy zyrtarëve policor në Skenderaj, me qërast njëri nga ta është plagosur nga armë zjarri kurse tjetri me mjet të fortë duke qenë në kryerje të detyrës zyrtare. Ne kërkojmë nga organet e drejtësisë që për personat e dyshuar të veprohet sipas ligjit!

Jemi duke e përcjellur me vëmendje situatën e krijuar dhe do të reagojmë konformë informatave që do t’i sigurojmë…

Zyrtarëve policor, të cilët gjenden në trajtim mjekësor u dëshirojmë shërim të shpejtë!

Lexo po ashtu:  Papa Françesku: Të ndalojmë luftën para se të fshijë njerëzimin nga historia

Sindikata e Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *