Imagjinoni sikur keni nesër një intervistë për një punë të re. Disa njerëz mund të mendojnë se çfarë lloj pyetjesh do t’iu bëhen në mënyrë që të mund të përgatiten, ose imagjinojnë sikurintervista do t’iu shkojë mirë. Por për të tjerët, ideja e një interviste pune, do t’i stresojë gjithë natën, duke menduar për skenarët më të këqij të mundshëm.

Nëse je dikush që ka prirje për t’u sjellë si në rastin e dytë, je i prirur për të menduar vetëm gjërat më të këqija të mundshme. Katastrofizmi, është prirja për të supozuar se do të ndodhë më e keqja kur imagjinon një situatë të ardhshme, edhe nëse ke prova se nuk ky është rezultati më i mundshëm.

Njerëzit që duan të ndjejnë se i kanë gjërat nën kontroll (pra janë intolerantë ndaj pasigurisë),kanë më shumë gjasa që të përfshihen në këtë kategori. Kjo sjellje ka qenë e lidhur me ankthin. Katastrofizmi buron nga besimi se duke imagjinuar se çfarë mund të shkojë keq, ne jemi më të aftë të mbrohemi nga dëmtimi, si fizik ashtu edhe mendor.

Por kjo tendencë është e dobishme, vetëm nëse jeni në gjendje të parashikoni saktë se çfarë do të ndodhë në një situatë të caktuar, dhe si do t’ju bëjë të ndiheni. Mjerisht, kjo mënyrë e parashikimit të së ardhmes është shpesh e gabuar, pasi ne nuk jemi në gjendje të imagjinojmë gjithçka që mund të ndodhë.

Lexo po ashtu:  “Kalimi”, procesi që ndodh tek fëmijët e moshës 9 vjeç dhe roli i prindit të përgjegjshëm është kyç

Dhe kjo mund të na çojë në krijimin e reagimit të gabuar emocional për situatat e ardhshme që sillen në kokën tonë. Ndaj, katastrofizmi mund t’iu zhysë në një stres dhe ankth të panevojshëm, dhe mund t’ju pengojë të bëni gjërat nga të cilat mund të kënaqeni apo mësoni.Ja cilat janë 4 hapat, përmes të cilave mund ta shmangni këtë gjendje:

1. Mësohuni t’i merrni vendimet të nesërmen në mëngjes

Ndodh shpesh që orët e vona të natës të shqetësohemi për të ardhmen që na pret. Kur jemi në gjumë, aktiviteti në pjesën racionale të trurit tonë zvogëlohet, ndërsa rritet aktiviteti në pjesën më emocionale të trurit tonë. Rrjedhimisht, kur na del gjumi natën, priremi ta përdorim trurin tonë emocional për të imagjinuar të ardhmen.

Por mungesa e gjumit, mund të na bëjë më të ndjeshëm ndaj gjërave që i shohim si kërcënuese. Kjo mund të na nxitë të fokusohemi më shumë tek ato që mund të shkojë keq,dhe që na bën më të prirur ndaj mendimeve katastrofike. Në momente të tilla, mund të jetë e dobishme t’i kujtoni vetes se nuk po mendoni në mënyrë racionale. Po ashtu, është mirë të prisni deri në mëngjes për të marrë vendime, kur truri juaj është më i çlodhur.

Lexo po ashtu:  Këshilla si nënat e reja të kujdesen për të porsalindurit

2. Mësojeni të jetë më i dhembshur “kritikun” tuaj të brendshëm

Mënyra e të menduarit që parashikon katastrofa, mund të nxitet nga “kritiku” ynë i brendshëm, i cili mund të përdorë një gjuhë të ashpër që na bën shumë emocionalë. Kur ndodh kjo gjë, provoni ta imagjinoni kritikun tuaj të brendshëm sikur po e shikoni me sytë e dikujt tjetër.

Çfarë gjuhe përdorni, dhe a do ta përdornit atë gjuhë kur flisni për dikë tjetër, në një situatë të ngjashme? Gjuha që përdor “kritiku” juaj i brendshëm është e dobishme apo e justifikuar? Shpesh përgjigjet për këto pyetje do të jenë jo. Jini të vetëdijshëm për gjuhën që përdor “kritiku” juaj i brendshëm, kur jeni të shqetësuar ose të stresuar. Nëse është tepër e ashpër, përpiquni të kaloni tek një mënyrë më e butë e të folurit me veten.

3. Krijoni një histori më të mirë

Pavarësisht nga ajo që mund t’i themi vetes, edhe nëse gjërat kanë shkuar keq në të kaluarën, kjo nuk ka gjasa të ndodhë në të ardhmen. Nëse keni tendencën për të parashikuar më tëkeqen mbi ngjarjet e ardhshme, përpiquni të mendoni për mënyrat se si kjo ngjarje mund të shkojë mirë, gjë që mund t’ju ndihmojë të ndiheni më pak të shqetësuar.

Lexo po ashtu:  Stina në të cilën ke lindur, tregon diçka shumë të bukur për ju

Një strategji tjetër është të krijoni, jo vetëm një, por një numër historish të besueshme për atë që mund të ndodhë. Kjo mund t’ju ndihmojë të kujtoni se historitë që po i tregoni vetes, janë pikërisht këto histori që krijuat po vetë. Zgjedhja për t’u fokusuar tek tregimet me një rezultat pozitiv, mund t’ju ndihmojë gjithashtu të ndiheni më pak të shqetësuar apo të stresuar.

4. Jini të sjellshëm me veten

Kur mendoni për të ardhmen tuaj, mundohuni të jeni më të dhembshur me veten. Kjo është më e vështirë nga sa mund ta imagjinoni. Dhembshuria dhe empatia evoluan për të na ndihmuar të ndërveprojmë më mirë me të tjerët. Si të tilla, ato nuk janë krijuar për t’u përdorur për veten.

Por gjërat e vogla, si për shembull pyetja se çfarë këshille mund t’i jepni një miku në situatën tuaj, mund t’ju ndihmojnë të viheni në kontakt me zërin tuaj të dhembshur. Praktikimi ishpeshtë e saj, mund t’ju ndihmojë të shihni zgjidhje aty ku përndryshe mund të përqendroheshit vetëm tek problemi./bota.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *