Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për miratimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Studimin e Fizibilitetit dhe Projekt-Idesë për Lidhjen Hekurudhore Durrës – Prishtinë.

Sipas njoftimit të bërë nga qeveria, qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i proceduarve dhe ndarja e kostove ndërmjet palëve për financimin e Studimit të Fizibilitetit.

“Qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i procedurave dhe ndarja e kostove ndërmjet palëve për financimin e Studimit të Fizibilitetit të këtij projekti, gjegjësisht për zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur në njoftimin e qeverisë.

Lexo po ashtu:  Serbia e Edi Ramës: S’do të lejojmë kurrë që Asociacioni të jetë një OJQ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *