Në Shkup ka eskaluar situata e protestës përsëri.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Sonte demonstruesit filluan me hedhjen e gurëve e gjësende në drejtim të statujës së Skenderbeut që është vendosur në sheshin “Skendebeu”.
Sipas informatave që vijnë në redaksinë e Klan M thuhet se protestuesit janë ndeshur me qytetarët shqiptarë dhe protestuesit duan të futen drejt Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

Kujtojmë se Nën moton “Ultimatum – Jo faleminderit” përpara Qeverisë , edhe sot ka vazhduar protesta kundër pranimit të “propozimit francez” për heqjen e vetos bullgare dhe fillim të bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në.
Demonstruesit sot kanë të paraparë të lëvizin nga Kuvendi në Qeveri, më pas para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe do të kthehen sërish para Kuvendit të Maqedonisë.
