19 nxënës i dhanë fund jetës së tyre në Indi, qytetin Telangana, pasi kanë marrë rezultatet e provimeve.
Rastet kanë ndodhur gjatë prillit, kur nxënësit iu nënshtruan provimit me të përfunduar klasën e 12.
Siç raporton CNN, qindra prindër kanë protestuar pas vlerësimeve të testimit, pasi thonë se nxënësit, në këtë rast fëmijët e tyre, janë vlerësuar gabimisht me dhënien e notave. Në Indi, pranimi në shumicën e universiteteve bazohet në po këtë provim, transmeton Koha.net.
Prindërit po fajësojnë Bordin Shtetëror të Arsimit të Mesëm, që edhe është përgjegjës për vlerësimin në këtë provim, dhe gjithashtu, qeverisjen në Telangana.
Ekspertët kanë kritikuar sistemin arsimor në Indi duke e cilësuar si shumë të varfër, madje, nxënësit para provimeve janë në presion të madh e në pritje për ta kaluar këtë provim.
Mijëra të rinj indianë vdesin nga vetëvrasjet çdo vit. Në 2015-ën, përbënin 6.7 për qind të të gjitha vetëvrasjeve që arrinin në 9 mijë vdekje.
Që nga shpallja e rezultateve të këtyre provimeve më 18 prill, çdo ditë janë raportuar dy ose tre vetëvrasje në ditë. /MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress