Ditën e djeshme, Vasfije Krasniqi Goodman ka dhënë dëshminë e saj në Komitetin për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan. Duke iu dridhur duart, ajo e ka shpjeguar të gjithë historinë e saj të dhunimit nga policë serbë gjatë luftës, kur ajo ishte 16-vjecare.

Pas kësaj ka reaguar edhe ambasadorja Vlora Çitaku e cila përmes një postimi në Facebook, është shprehur se asnjëherë më parë kaq shumë emocione dhe solidarizim nga ana e përfaqësuesve amerikan.

Ndërsa sot Çitaku është shprehur jashtëzakonisht falënderuese ndaj kongresmenit Eliot Engel për përkrahjen e vazhdueshme që i ka bërë Kosovës ndër vite. Ajo gjithashtu falënderon Harry Bajraktari, biznesmeni shqiptaro-amerikan që e ka njoftuar Engel për Kosovën.

“Asgjë nuk ndodhë rastësisht dhe asnjë e arritur substanciale nuk bëhet pa punë sistematike. 
Seanca e djeshme në Komitetin për punë të jashtme të Kongresit Amerikan do të ishte e pa mundur sikur Eliot Engel të mos ishte kryesues i këtij komiteti të rëndësishëm. 
Do t’i jemi përjetësisht mirënjohës kongresmenit Engel për mbështetjen e vazhdueshme që i ka bërë Kosovës ndër vite. 
E kongresmeni Engle nuk do të dinte për Kosovën sikur të mos ishte Harry Bajraktari. 
Siç e tregon shpesh kongresmeni, para më shumë se 30 vite, në zyrën e tij kishte trokitur Harry, dhe kishte filluar t’i tregojë për Kosovën. Që atëherë kishte filluar një miqësi e fortë mes dyve. Harry e ka sjellur kongresmenin Engle shumë herë në Kosovë. Edhe gjatë ditëve tona të vështira. 
Faleminderit Harry!”, ka shkruar Çitaku. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Modernisti i përjetshëm, Albert Kamy

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *