Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

SINDIKATA E PAVARUR E RTK-SË

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

REAGIM

E konfirmon Antikorrupcioni: Rasti Ahmetxhekaj e Halili po hetohet nga Njësia e Veçantë e Hetimeve sipas autorizimit të Prokurorisë Speciale.

Prishtinë, 13.07.2022

 

Agjencia Antikorrupcion e ka njoftuar zyrtarisht kryetarin e Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxhën  për vendimin lidhur me rastin  Ahmexhekaj-Halili, rast i cili për tash e pesë muaj është denoncuar në njësinë e hetimeve në Antikorrupcion.

Të bashkangjitur e gjeni vendimin.

 

Në vendimin e AKK-së thuhet se rasti është duke u hetuar nga Njësia e Veçantë e Hetimeve sipas autorizimit të  Prokurorisë Speciale, dhe i gjithë dokumentacioni i grumbulluar nga Antikorrupcioni  i është dorëzuar prokurorisë.

 

Rasti ka të bëjë me ndërhyrjen në gjykatë  të Shkumbin Ahmetxhekaj në janar të këtij viti, me çrast ishin krijuar favore, përfshirë ato financiare, për Arsim Halilin, në dëm të buxhetit të RTK-së.

Lexo po ashtu:  Fillon restaurimi i kishave që mbijetuan nga pushtimi osman në Shqipëri

Siç jeni në dijeni, vetëm disa ditë pasi ishte emëruar në postin e ud.drejtorit gjeneral nga Bordi i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj kishte ndërhyrë në Gjykatën e Apelit dhe kishte tërhequr padinë e RTK-së ndaj Arsim Halilit. Me këtë ndërhyrje ai i kishte shkaktuar RTK-se dëm financiar në vlerë prej 21 mijë euro mjete të cilat do të shkonin në llogarinë e Arsim Halilit.

Përveç dëmit financiar, me ndërhyrjen në Gjykatë z.Ahmetxhekaj e kishte pastruar dosjen e Arsim Hallilit e cila ishte pengesë per ta emëruar atë në postin e ud. zv. drejtorit gjeneral. Menjëherë pas eliminimit të kësaj pengese ai e emëron z. Halili ud.zv. drejtor gjeneral.

 

SPRTK në kohë kishte shprehur dyshimin se ky rast paraqet keqpërdorim të detyrës zyrtare, pasi që dy personat e perfshirë në hetim janë në krye te RTK-së, njeri drejtor gjeneral dhe tjetri ud.zv. drejtor gjeneral.

 

Arsim Halili ishte dënuar nga Komisioni diciplinor i RTK-së për fyerje të komunitetit LGBTI.

Për rastin e Arsim Halilit kishte lëshuar vendim edhe Keshilli i Mediave te Shkruara (KMShK) në të cilin ndër të tjera thuhet : Në postimin e Arsim Halilit ka gjuhë te papranueshme, madje denigruese ndaj komunitetit LGBTI.

Lexo po ashtu:  Shqiptarët kryesojnë listën e të paditurve; Dëshira për të mësuar dhe zgjeruar njohuritë ZERO

 

Të bashkangjitur gjeni vendimin e plotë të KMShK-së.

Press Council (presscouncil-ks.org)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *