Fshati Benë, i njësisë administrative Labinot-Mal të Elbasanit, zonë e thellë malore e pyllëzuar me gështenja, të cilat njihen si më të mirat në vend, ka nisur edhe prodhimin e mjaltit të gështenjës.

Kjo zonë, njihet për mbarështimin e bletarisë, si edhe prodhimin e mjaltit të gështenjës, i cili është më speciali në vend.

Fshati Benë në Labinot-Mal, njihet për zonën e pyllëzuar dhe mbarështimin e bletës, vetë fermerët kanë krijuar parqe me koshere, ku janë më shumë se 1200 të tilla që ndodhen në këtë zonë të thellë malore të Elbasanit.

Vetëm për një vit, këta fermerë i japin Shqipërisë rreth 15.600 kg mjaltë gështenje që shquhet për vlerat e tij kurative.

Lexo po ashtu:  Koha apo paraja? Kë do të zgjidhnit ju, të nderuar lexues?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *