Uashingtoni thotë se beson se ushtria ruse po pëson çdo ditë me qindra viktima. Lajmi u bë i ditur të premten nga një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Duke folur në kushte anonimiteti, ai tha se krahas mijëra ushtarakëve në grada më të ulta, si togerë e kapitenë, në Ukrainë ishin vrarë edhe me qindra kolonelë e shumë gjeneralë rusë.

“Zinxhiri i komandës vazhdon të ketë problem”, tha i njëjti zyrtar.

Ndërsa janë shënuar rreth pesë muaj që kur Presidenti Vladimir Putin urdhëroi sulmin ndaj Ukrainës, Moska ka arritur të pushtojnë rreth një të pestën e territorit të këtij vendi.

Të mërkurën drejtori i CIA-s, William Burns tha se Shtetet e Bashkuara Bashkuara vlerësojnë se numri i të vrarëve në radhët e trupave ruse deri tani kanë arritur në rreth 15,000 dhe ndoshta 45,000 të plagosur. Ai shtoi se edhe Ukraina ka pësuar viktima të konsiderueshme.

Rusia i klasifikon vdekjet në radhët e ushtrisë si sekrete shtetërore edhe në kohë paqeje ndaj dhe nuk i ka përditësuar shpesh shifrat zyrtare të viktimave gjatë luftës. Më 25 mars Moska njoftoi se ishin vrarë 1,351 ushtarë rusë.

Lexo po ashtu:  Tetë shkaqet që e bëjnë Putinin të sillet si gangster ndaj botës së civilizuar

Autoritetet në Kiev bënë të ditur në qershor se çdo ditë vriteshin 100 deri në 200 trupa ukrainase.

Shtetet e Bashkuara besojnë gjithashtu se Ukraina ka shkatërruar më shumë se 100 objektiva tejet të rëndësishme ushtarake ruse brenda Ukrainës.

Uashingtoni ka ofruar 8 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë që nga fillimi i luftës, përfshirë 2.2 miliardë dollarë në muajin e fundit.

Lexo më shumë Britania sërish mbështetje ushtarake për Ukrainën, sasia e re e municioneve që dërgohet
Në fillim të kësaj jave, Pentagoni tha se do t’i sigurojë Ukrainës katër sisteme shtesë raketash me lëvizshmëri të lartë (HIMARS).

Rusia thotë se po zhvillon një “operacion special” në Ukrainë për të çmilitarizuar fqinjin e saj dhe për ta çliruar atë sikurse pretendon, nga nacionalistët e rrezikshëm.

Por Kievi dhe Perëndimi thonë se Rusia po synon të pushtojë Ukrainën vendin fqinj të saj e me qasje properëndimore, të çliruar nga Moska me rënien e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *