Driton Smakaj

Demokracia vërtetë është madhështore. Të gjithë mjeranët që punojnë kundër interesave të vendit dalin dalëngadalë në sipërfaqe si fëlliqësirat kur i merr vala e shiut.

Propaganda kundër turizmit në Shqipëri se gjoja atje janë rritur çmimet e janë boshatisur plazhet, e muzikë serbe për inati të kosovarëve, është propagandë e ultë edhe e poshtër sa më ska.

Të shkosh në bregdetin shqiptar, nuk të duhet të hysh në hotelet pranë plazhit, nuk të duhen fare as pagesa e çadrave e vendit në plazh. Kush don lluks, le t’i paguan. A ma, ka plot vende ku mund të kënaqesh me detin pa paguar asgjë. Mund të gjesh banesa disa qindra metra larg plazhit shumë lirë e të kalosh dy javë të mrekullueshme pranë detit me pak shpenzime.

Pse po u dashka me dalë tyrli portali në Kosovë me ba propagandë negative kundër Shqipërisë?!?!

Ka vetëm një shpjegim. Janë të paguar nga ata që duan që turizmi në Shqipëri kurrë të mos jetë i nivelit që ndihmon zhvillimin e shqiptarëve. Janë të paguar nga ata që duan që në vend të Shqipërisë, turistët të shkojnë në Greqi, Mal të Zi, Turqi etj…

Lexo po ashtu:  Pse nuk mund të jemi të gjithë të pasur?

Bëni propagandë sa të doni mjeranë!

Për turistët nga Kosova nuk ka më lirë e më mirë sesa në Shqipëri!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *