Kosova prej nesër do të fillojë zbatimin e reciprocitetit për letërnjoftime me Serbinë dhe fillimin e regjistrimit me targa RKS për automjetet me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”.

Lidhur me këtë, sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar mbledhje të Këshillit të Sigurisë.

Këtë e konfirmoi vetë Kurti gjatë konferencës të së shtunës ku tha se në këtë mbledhje do të diskutohet nëse janë marrë të gjitha masat që të dy vendimet qeveritare te zbatohen.

“Nesër në mëngjes e kemi një mbledhje të Këshillit të Sigurisë, ku do të diskutojmë me krerët e organeve dhe me disa ministra çështjet që mund të na shfaqen e të cilat duhet t’i kemi parasysh. Ka kriminelë të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme që nuk iu pëlqen ligjshmëria e kushtetuta dhe dëshirojnë ta sfidojnë shtetin e Kosovës”, deklaroi Kurti.

Mbledhja është paraparë për orët e mëngjesit por pa dhënë detaje, ashtu siç ndodhë zakonisht me mbledhjet e këtij organi diskutimet dhe vendimet e të cilave në të rrallë bëhen publike, pasi kështu e parashikon edhe ligji.

Lexo po ashtu:  Si po ndikon koronavirusi në trafikun ajror global?

Kurti shtoi se ka njerëz që nuk ju pëlqen ligjshmëria dhe kushtetutshmëria Kosovës prandaj i duhen për të kuptuar nëse janë përgatitur mirë të gjitha institucionet.

“E dimë që ka njerëz jashtë ligjit, ka kriminelë të llojeve e ngjyrave të ndryshme, të cilët nuk ju pëlqen ligjshmëria dhe kushtetutshmëria dhe të cilët dëshirojnë që ta sfidojnë shtetin e Kosovës andaj kjo mbledhje është për tu diskutuar se a janë marrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë ashtu siç është menduar, pra ashtu siç është planifikuar gjithnjë sipas shteti të së drejtës që është edhe sundimi i ligjit, edhe kushtetutshmëria”, tha Kurti.

Nga 1 gushti fillon regjistrimi i targave ilegale në ato RKS, në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve.

Kjo pasi Qeveria e Kosovës më 29 qershor të këtij viti, ka miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”.

Lexo po ashtu:  BE-ja kërkon rinisjen e dialogut Kosovë - Serbi

Po ashtu, qytetarët e Serbisë që hynë në Kosovë do të pajisjen me një dokument për hyrje-dalje në të të gjitha pikat kufitare, një masë të ngjashme të cilën tash e sa vjet e aplikon Serbia ndaj qytetarëve të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *