Në veri të Mitrovicës gjatë ditës së djeshme u panë disa pankarta dhe fletushka me mesazh në gjuhën serbe ku shkruhej se “Nuk ka dorëzim, letërnjoftimi serb do të mbetet”.

E gjithë kjo ndodhi dy ditë para aplikimit të masave të reciprocitetit që ka vendosur Qeveria e Kosovës për letërnjoftimet Serbe.

Lidhur me këto pankarta, Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se ato janë hasur në disa rrugë në fshatin Gazivodë të Zubin Potokut.

“Njësiti patrullues ka raportuar se kishte vërejtur disa pankarta të vendosura në rrugë me mbishkrimin ‘Nema predaje srpska licna karta ostaje’ (Nuk ka dorëzim, letërnjoftimi serb mbetet)”, njoftoi policia.

Gjithashtu në këtë fshat, policia kishte ndaluar një veturë në të cilën ishin dy meshkuj, ku njëri nga ta ka pas të veshur një xhaketë me hartë të Kosovës dhe Serbisë me mbishkrimin ”Nuk dorëzohemi”.

“Raportohet se gjatë një pike kontrolli është ndaluar një veturë në të cilën ishin dy meshkuj, ku njëri nga ta ka pas të veshur një xhaketë me hartë të Kosovës dhe Serbisë me mbishkrimin ‘Nema predaje’. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

Lexo po ashtu:  Greqia: 61% e emigrantëve në vend janë shqiptarë

Kosova prej nesër do të fillojë zbatimin e reciprocitetit për letërnjoftime me Serbinë dhe fillimin e regjistrimit me targa RKS për automjetet me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”.

Me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës, qytetarët që kanë makina me targa serbe mund t’i riregjistrojnë ato deri më 30 shtator. Vendimi do të vlejë për të gjitha veturat e regjistruara në sistemin serb në periudhën prej 10 qershorit 1999 deri më 21 prill të këtij viti.

Po ashtu, qytetarët e Serbisë që hynë në Kosovë do të pajisjen me një dokument për hyrje-dalje në të të gjitha pikat kufitare, një masë të ngjashme të cilën tash e sa vjet e aplikon Serbia ndaj qytetarëve të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *