Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka folur nga Tirana për mosnjohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Spanjës. Sanchez tha se pavarësia e Kosovës është një deklaratë e njëanshme dhe sipas qeverisë që drejton kjo është shkelje e së drejtës ndërkombëtare.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Unë mendoj që miqtë e mirë siç është Shqipëria dhe Spanja, mund të kenë edhe mosmarrëveshjet e veta. Një deklaratë e njëanshme për pavarësi, është opinion i qeverisë spanjolle. Ne mendojmë se është shkelur e drejta ndërkombëtare dhe nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi. Është një opinion që nuk e ndajmë me qeverinë shqiptare, por kjo nuk do të thotë që ne nuk e nxisim dialogun me Prishtinën për tu bashkuar në Unionin evropian.”, tha Sanchez.
