Procesi i Vetingut në drejtësi ka filluar rrugën drejt finalizimit. Që ky proces të përfundohet me sukses, përveç për votat e komuniteteve, shumica parlamentare ka nevojë edhe për përkrahjen e opozitës. Njohës të sistemit të drejtësisë thonë se partia në pushtet duhet t’i bindë deputetët që të japin votën pro vetingut. Në Vetëvendosje dhe në Qeveri thonë se po punojnë në këtë drejtim.

I shumë përfoluri viteve të fundit, Vetingu në sistemin e drejtësisë, i cili po konsiderohet si shumë i nevojshëm për Kosovën, ka filluar rrugën drejt finalizimit.

Që të përmbyllet me sukses kjo nismë e Ministrisë së Drejtësisë, që në zgjedhjet e fundit ishte edhe premtim elektoral i Lëvizjes Vetëvendosje, janë të nevojshme ndryshimet kushtetuese, për çka, përveç votave të dy të tretave të deputetëve të komuniteteve, nevojitet edhe përkrahje e një pjese të opozitës.

Për këtë, juristi Gëzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se shumica parlamentare duhet të punojë që t’i bindë deputetët që të japin votën pro vetingut.

Lexo po ashtu:  Ukraina thirrje kreut të OKB: Garantoni korridore të vërteta humanitare për Mariupolin

“Definitivisht i takon shumicës parlamentare dhe Qeverisë që të zhvillojë bisedime dhe të bindë opozitën dhe komunitetet joshumicë që të japin votën për vetingun. Nëse nuk arrihet që të ndryshohet kushtetuta, sipas procedurës, e cila është konsiderueshëm e vështirë për t’u kaluar, Vetingu nuk mund të bëhet. Nëse nuk ka një dakordim të tillë, në mënyrë që të sigurohen 2/3 e votave të të gjithë deputetëve, një proces i tillë nuk mund të përmbyllet”, tha Shala për Radio Kosovën.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryesues i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi, teksa ka përmendur disa takime të zhvilluara ndërmjet kryeministrit Albin Kurti, ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe opozitës, thotë për Radio Kosovës se janë duke punuar me të gjithë që Vetingu të përmbyllet me sukses.

“Vetingu është domosdoshmëri shoqërore dhe institucionale në Kosovës. Si i tillë do të realizohet me njërin ose opsionin tjetër. Unë uroj dhe shpresoj që kjo të ndodhë me ndryshime kushtetuese. Nuk do ta kuptoja refuzimin e asnjë grupi parlamentar. Çfarëdo preokupimi që mund të kenë, jemi të gatshëm që ta diskutojmë. Besoj se Vetingu do të kalojë, por megjithatë presim që të kemi takime dhe t’i sqarojmë të gjitha gjërat”, tha ai.

Lexo po ashtu:  Kaosi në SHBA/ VOA: Katër grupe ekstremiste dyshohen të jenë përfshirë me dhunën në protesta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *