Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka shpallur person të padëshiruar gazetaren–spiune ruse, Daria Asmalova.

“Si Ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan. Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Ai tha se kushdo që “me qëllime apo direktiva të caktuara cenon apo tenton ta destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës”.

Asmalova dje është ndaluar në pikëkalimin kufitar në veri.

“Shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares. E njëjta ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës”, ka shkruar sveçla dje.

Lexo po ashtu:  Kryeparlamentarja në terr informativ, s’di çfarë marrëveshjesh nënshkroi Kosova me ndërmjetësim të Grenellit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *