Pasi ‘gazetares’ dhe spiunes ruse, Daria Aslamova iu ndalua hyrja dhe u shpall person ‘non grata’ në Kosovë, ka reaguar ashpër ambasada ruse në Beograd. Me anë të një njoftim të publikuar për mediet, ambasada e Putinit ka thënë se ky është një provokim nga, siq thotë ambasada ruse, “institucionet e përkohshme të Kosovës.”

“Ndalimi i pabazuar i Daria Aslamovës paraqet një provokim tjetër të institucioneve të përkohshme në Kosovë, shembull i shpërfilljes së plotë të Prishtinës ndaj parimeve themelore demokratike, përfshirë lirinë e mediave. Ftojmë Sekretariatin e OKB-së, UNMIK-un, Misionin e OSBE-së në Kosovë, Misionin e BE-së për zbatimin e rendit dhe ligjit dhe ekspertët e organizatave ndërkombëtare të dalin menjëherë me një vlerësim publik të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e ambasadës ruse, shkruan MekuliPress

Kujtojmë se rusja Daria Aslamova është arrestuar dje në veri të Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar vetë ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, duke u shprehur se shumë shtete kanë vërtetuar për Kosovën se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares.

Lexo po ashtu:  Shqiptarja e parë që diplomoi në Akademinë Ushtarake të SHBA-së, Arelena Shala

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *