Kryeministri Edi Rama publikoi mbrëmjen e sotme pamje mbresëlënëse të luginës së Vjosës në rubrikën “Beatiful Albania”.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Vjosa, sot e mbrojtur si ‘Park Natyror’ së shpejti në mbrojtje si ‘Park Kombëtar’”, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.
Në 13 qershor u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatës amerikane “Patagonia” për nisjen e punës së përbashkët për ta shpallur Vjosën “Park Kombëtar”.

Për shkak se lumi Vjosa dhe lugina e tij është një park shumë kompleks, është marrë një ekspertizë ndërkombëtare përveç asaj të brendshme, që të gjitha procedurat e shpalljes të Vjosës Park Kombëtar, të jenë me standardet më të larta ndërkombëtare./atsh /





