Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it gjeneral major Ferenc Kajari me të cilin ka biseduar mbi bashkëpunimin e ngushtë të Qeverisë së Kosovës dhe misionit paqeruajtës të NATO-s në vendin tonë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Në takim u ritheksua rëndësia e KFOR-it në sigurimin e paqes dhe sigurisë në Kosovës, që është qëllim dhe prioritet i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it.
Kryeministri Kurti theksoi domosdoshmërinë e përcjelljes së mesazheve të qarta për veprimet e strukturave kriminale në veri të Kosovës, që cenojnë rëndë sigurinë në vend.

Ai po ashtu potencoi profesionalizmin dhe guximin e organeve tona të rendit dhe të sigurisë, përkatësisht Policinë e Kosovës, në ruajtje të rendit publik dhe sigurisë sonë.
Ndërsa, komandanti i KFOR-it falënderoi kryeministrin Kurti për bashkëpunimin e mirë mes Qeverisë, Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, ndërsa i përgëzoi policët për sjellën profesionale lidhur me ngjarjet në veri.




