Mediat serbe kanë qarkulluar një intervistë të ambasadorit të Greqisë në Serbi, Georgios Diakofotakis, dhënë për agjencinë serbe “Tanjug” përmes së cilës kanë vjelë një titull të njohur: Greqia nuk do ta njohë Kosovën.

“Gjatë vizitës së tij në Beograd ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias përsëriti se pozicioni i Greqisë mbetet i pandryshuar dhe se ajo nuk ka ndërmend të njohë pavarësinë e Kosovës,”

citohet ambasadori.

I pyetur mbi deklarimet e ministres së Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla se pesë shtetet që nuk njohin ende Kosovën do ta ndryshojnë qëndrimin së shpejti, nisur nga Athina, diplomati tha se:

“Aktualisht nuk ekziston një gjë e tillë dhe Greqia nuk është nën ndonjë presion për ta bërë këtë gjë. Së bashku me anëtarët e BE-së Greqia mbështet plotësisht përpjekjet e Miroslav Lajçak dhe e vlerëson punën e tij. Ne shpresojmë për një marrëveshje përfshirëse mes Beogradit dhe Prishtinës siç parashikohet nga përfundimet e Këshillit të Europës në përputhje me aquis të BE, ka thënë ambasadori.

Lexo po ashtu:  Pas anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, Xhaçka: Çështja e Kosovës, objektiv strategjik dhe interes madhor i Shqipërisë

Vëmendja dhënë intervistës konfirmon se në relacionet Greqi-Kosovë ka nisur të lëvizë diçka dhe se normaliteti praktik i marrëdhënieve mes të dyja vendeve paralajmëron se status quoja është diçka që nuk mbështetet më.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *