Leximi i Balzakut, përtej titujve më të njohur dhe më të cituar, është një aventurë e çmendur, një udhëtim në një botë të tejnxehur nga dëshira (për pushtet, para, dashuri, dije), që duket se na çon në njëfarë mënyrë për të parë një lloj humnere përtej historisë, madje edhe përtej jetës…

Nuk ka pasur kurrë diçka të tillë dhe as do të ketë ndonjëherë.

Ai nuk mund të fajësohet, një autor që na ka lënë një vepër me përmasa ciklopike: “Komedinë njerëzore”, me 2472 personazhe, të mëdhenj e të vegjël, biografia e të cilëve jepet me përpikëri, në pamje të parë, shumë e gjatë ose shumë e shkurtër, me raste disa rreshta; me më shumë se 90 vepra të botuara në jetë… Nga këndvështrimi i lexuesit e rëndësishme është të pranohet, se në këto episode të “Komedia njerëzore”, mes gjërave të shumta me të cilat autori na provokon dhe na emocionon në një garë të pafund, ai është një reaksionar që për dashurinë e historisë arrin t’i bëjë personazhet të flasin në mënyrë autonome dhe t’i lejojë ata të shkatërrojnë të tyren, çdo iluzion, pasi ka në zemrën e tij të fshehtë një ide romantike dhe mesjetare, e cila sigurisht mund të rishikohet nën dritën e Frojdit, por gjithsesi mbetet praktikë dhe fat, jo vetëm femërore. Zakonet e tij konfirmojnë, se ai është një personalitet i çuditshëm, gjithmonë i vendosur midis botëve dhe klasave shoqërore, babai i ideve madhështore dhe disfatave të çmendura. I talentuar, me pak sens praktik dhe një magjepsje të madhe për botën e bukur, Balzaku do t’i kalojë vitet e tij më të mira, duke ia mbathur nga kreditorët dhe duke shkruar ato romane që do ta shenjtërojë atë si një nga themeluesit e realizmit përtej alpeve.

Lexo po ashtu:  Gjermanët shpikin baterinë më të vogël në botë / Në gjendje që të karikohet nga trupi njerëzor

Pena e Balzakut, si ajo e bashkohësve të tjerë të shquar, synon të përshkruajë shoqërinë franceze në të gjitha anët e saj. Në romanet e tij spikat hetimi i kujdesshëm, i pagabueshëm, që nuk i sakrifikohet assesi fabulës, i lidhjeve komplekse midis klasës, prejardhjes gjeografike dhe rolit shoqëror dhe se si këto përfundojnë duke ndikuar në parabolën e një ekzistence.

Në realitet, mjafton një jetë për të lexuar Balzakun për të njohur jetën. Balzaku është e gjithë e vërteta në dispozicionin tonë. E vërteta për burrat dhe e vërteta për gratë. E vërteta për të pasurit dhe e vërteta për të varfrit. E vërteta për noterët dhe ambasadorët. E vërteta për fisnikët dhe të varfrit. E vërteta për kolonelët dhe prostitutat. E vërteta për paratë dhe mungesën e parave. E vërteta për mjekët dhe fajdexhinjtë. E vërteta për Parisin. E vërteta për baballarët, xhaxhallarët, kushërinjtë dhe kushërirat. E vërteta për fjalët që thuhen dhe për ato që nuk thuhen. E vërteta, sikur të mos mjaftonte kaq shumë inteligjencë për krijesat njerëzore, edhe për vendet. E vërteta për tavernat dhe hotelet. Në stacione dhe shtypshkronja. E vërteta për korridoret dhe shkallët. Në dritare. Në papafingo dhe dhomat e sallonet. E vërteta: distiluar në pesëdhjetenjë vjet jetë dhe dy mijë faqe të shkruara çdo vit, midis komedive dhe tregimeve të shkurtra dhe atyre nëntëdhjetë e gjashtë-novela-nëntëdhjetë e gjashtë të komedisë njerëzore, Vepra e Punëve, qëllimi i fiziologjisë së përgjithshme të fatit kolektiv, harta kozmike më kaotike dhe rigoroze e njerëzimit…

Lexo po ashtu:  “Njerëzit”, poezia fantastike e Dritëro Agollit që shpjegon natyrën njerëzore

Sido që të jetë, nuk ka shpëtim: ata që nuk e kanë lexuar Balzakun, nuk e kanë lexuar botën.

Dhe jo vetëm të tyren, atë franceze dhe të shekullit të nëntëmbëdhjetë, por botën e të gjitha kohërave, bota siç është dhe nuk mund të ishte, kujt i intereson nëse më e mira apo më e keqja e të mundshmes, në fund të fundit edhe Balzakut nuk i interesonte shumë. Në fakt, ky sovran i jashtëzakonshëm i letërsisë universale, donte vetëm të tregonte lëndën e zhveshur të natyrës njerëzore. Herët a vonë, në faqet e Balzakut do të takosh veten…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *