Mediat në Kosovë raportojnë se presidentja Vjosa Osmani i ka kërkuar homologut të vet të Shqipërisë, Bajram Begaj, që ndodhet për vizitë në Prishtinë, nënshkrimin e një traktati mbrojtjeje mes të dyja vendeve.

Është koha të bëjmë hapa të duhur në këtë drejtim, citohet ajo duke arsyetuar se një dokument i tillë duhet që në mënyrë reciproke të reagohet në rast të cenimit të një prej këtyre dy vendeve”.

Nga ana e vet, Begaj ka rikonfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për rrugën e integrimeve euro-atlantike të Kosovës, duke anashkaluar mesa duket një propozim të tillë që ka efekt retorik, pse gati provokativ.

Kjo pasi ideja e një Traktati dypalësh për mbrojtjen e vendos Shqipërinë në pozicion të kundërt me politikat e veta të deritanishme për sigurinë ndërkohë që në Prishtinë e dinë mirë se për kësi gjërash Tirana zyrtare ka marzh të ulët manovre.

Propozimi ka efekt retorik sepse një traktat i këtillë do lexohej si akt lufte gati në Beograd dhe do të hidhte ne erë dashurinë kryesore të z. Rama në politikën e jashtme: Open Balkan.

Lexo po ashtu:  Senatori dhe nobelisti francez: Ne e sabotuam dhe e copëtuam territorin shqiptar në dobi të Malit të Zi - Mali i Zi dyfishoj, trefishoj sipërfaqen e tij, me një të rënë të lapsit nga 4.405 në 15.355 km2 në dëm të Shqipërisë.

Osmani:

“Sa i përket bashkëpunimit tonë dy palësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes është më rëndësi që me Shqipërinë të kemi një traktat për mbrojtje të ndërsjellë, me të cilin në mënyrë reciproke do të reagojmë në rast të cenimit të dy shteteve tona. Ka disa vite që e kam bërë një propozim të tillë që është në harmoni me praktikat ndërkombëtare dhe aplikohet nga shumë shtete, ndaj mendoj që është koha që të bëjmë hapa të duhur në këtë drejtim”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, fakti që Shqipëria është anëtare e NATO-s krijon siguri më të madhe në të gjithë rajonin, në këtë kohë siç tha ajo kur po sfidohet arkitektura e sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *