Me vite jam larguar,
i dashur Atdhe,
por nuk të kam harruar,
se shumë i ëmbël je. 

Kjo zemra më këndon
për ty, o Shqipëri,
por prapë më lëngon,
se je në varfëri.

Të fala të dërgoj,
këndej ku jam Atdhe,
gjithnjë po të kujtoj,
se birin tënd më ke.

– Aleksandër Stavre Drenova /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  “Dashunija ndaj prindëve” nuk mund të shprehej më bukur se në poezinë e Ndre Mjedës…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *