Policia gjermane ka mbyllur një nga tregjet më të mëdha ilegale të botës në të ashtuquajturin internetin e errët dhe ka arrestuar tre burrat që thuhet se po e drejtojnë atë, thanë prokurorët të premten, shkruan AFP.

Operacioni përfshiu Europolin, policinë holandeze dhe FBI-në dhe gjithashtu çoi në arrestimin e dy furnizuesve të mëdhenj të narkotikëve ilegalë në Shtetet e Bashkuara, thanë ata.

Tregu i paligjshëm “Wall Street Market” mundësoi tregtinë me kokainë, heroinë, kanabis dhe amfetamina, si dhe të dhënat e vjedhura, dokumente të rreme dhe softuer të dëmshëm. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Vdiq pasi e rrahën shokët/ Djali i Pelivan Sinanrrapajt: E prenë në besë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *