E vetmja këshillë që mund t’i japësh një personi mbi leximin është që të mos pranojë këshilla. Ndiq instinktin tënd, përdore arsyen që të arrish në përfundimet e tua. Nëse kjo është e qartë, vetëm atëherë mund të të jap disa sugjerime, sepse vetëm atëherë sugjerimet e mia nuk do të ndërhyjnë në pavarësinë tënde të të menduarit, që është cilësia më e rëndësishme e një lexuesi. Tek e fundit, mbi çfarë ligjesh mund të gjykohen librat? Është fakt që beteja e Vaterlos u zhvillua në një ditë të caktuar, por a është “Hamleti” krijim më i mirë se “Mbreti Lir”? Askush nuk mund ta thotë këtë, të paktën jo tua imponojë të tjerëve. Secili duhet të vendosë vetë nëse një vepër është më e mirë se një tjetër.
Një vijë e hollë ndan sugjerimet nga imponimet. T’i lejosh të tjerët të të thonë se çfarë duhet të lexosh, si duhet të lexosh, cilat janë vlerat dhe antivlerat e secilit krijim do të thotë të shkatërrosh shpirtin e lirisë së lexuesit.

Lexo po ashtu:  Vakti i mëngjesit, 5 ushqimet më të mira

Përktheu: Elona Qose /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *