Mos i vendosni asnjëherë domatet në frigorifer! E thotë këtë kërkimi më i fundit sipas të cilit temperaturat e ftohta ‘vrasin’ gjithë shijen e tyre. Nëse nuk duam të kemi domate që duken të bukura së jashtmi por pa shije, këshilla është që të mos i ruajmë në temperaturat nën 12 gradë sepse i ftohti ndërhyn te enzimat që i japin shijen karakteristike këtij ushqimi. 


Grupi i studiuesve të universitetit të Floridas, ka konservuar disa varietete domatesh në 5 gradë, duke i parë pas 1, 3 dhe 7 ditësh. Pas kësaj periudhe konservimi, domatet u zhvendosën në një ambient me temepraturë 20 gradë. U pa që shija e domateve, gjatë kohës që kishin ndenjur në vend të ftohtë, kishte ndryshuar në masën 65% ndërsa në tre ditët e tjera nuk kishte ndryshuar më. Përveç këtij përfundimi, studiuesit këshillojnë gjithashtu që të shmanget konsumi i domateve të dimrit, që ruhen për një kohë të gjatë nga marketet në ambiente frigoriferike. Ata që vazhdojnë t’i përdorin domatet edhe sot, duhet të kenë vënë re që shija e tyre nuk është më ajo e ditëve të ngrohta. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Kujdes! Duhet të shmangi fjetjen me celularin tuaj pasi mund të rrezikoheni nga kanceri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *