Në Gjermani është i ndaluar, ndërsa edhe në vende të tjera merren masa sensibilizuese për mospërhapjen e librit të Hitlerit, “Mein Kampf”. E megjithatë, përkthimi i veprës në anglisht është më i shituri në variantin elektronik. Arsyeja? Mbase anonimati. Një pjesë e madhe e njerëzve nuk duan ta marrin librin në gjendje fizike, por sërish janë kuriozë dhe e shkarkojnë në variant elektronik.

Prej nëntorit 2012, vepra e famshme e Hitlerit mund të shkarkohet në formë dixhitale në gjuhën angleze. Amazon.com e ofron librin elektronik (Ebook) për vetëm 73 cent (0,99 dollarë), ndërsa në iTunes atë mund ta blesh për 2,20 euro (2,99 dollarë).

Gjatë muajve të fundit, libri i Hitlerit është ngjitur në vendet e para të listës së librave më të shitur të tregtarëve online. Libri i Hitlerit u vlerësua madje me 3,8 yje nga pesë të mundshëm në faqen amerikane të internetit të Amazon. 354 komente kanë lënë lexuesit deri tani, ndër to edhe të tillë që e vlerësojnë librin?!

Libri i Hitlerit “Mein Kampf” u publikua për herë të parë në vitin 1925, një pjesë e dytë pasoi në vitin 1926. Në të dyja pjesët, diktatori i mëvonshëm shpjegon ideologjinë e tij politike si dhe planet e tij për të ardhmen e Gjermanisë: një “rend të ri”. Në fund të Luftës II Botërore, vepra e tij ishte shumë e përhapur me mbi 10 milionë kopje.

Lexo po ashtu:  Syri i Gjonit në Malësinë e Madhe, destinacion ekoturistik

Por përballë mizorive të Holokaustit, libri nuk publikohet më në Gjermani që prej vitit 1945. Pas vdekjes së Hitlerit, më 30 prill 1945, e gjithë pasuria e tij, përfshirë të drejtat mbi “Mein Kampf”, i kaluan shtetit të lirë të Bavarisë, pasi atje ndodhej vendbanimi i fundit i regjistruar i Hitlerit.

Në marrëveshje me qeverinë federale gjermane, qeveria e landit të Bavarisë, refuzon deri tani të lejojë përhapjen apo publikimin e librit në Gjermani. Të gjitha përpjekjet për të hedhur në tregun gjerman “Mein Kampf” janë ndjekur penalisht nga shteti bavarez.

Por për publikimin anglez të librit, shteti bavarez nuk mund të ketë ndikim, pasi të drejtat për versionin anglisht të librit i janë shitur Britanisë së Madhe dhe SHBA-së para 1945-s.

Botimi i këtij librin në shqip nuk ka kaluar pa polemika edhe në vendin tonë. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *