Isha një 31¬vjeçare e shëndetshme deri në momentin që fillova të përjetojë disa simptoma të pazakonta.

Ndihesha vazhdimisht e fryrë dhe kisha dhimbje. Dukesha si shtatzënë, kur në fakt nuk isha. Provova gjithçka kisha mundësi për të lehtësuar fryrjen e barkut. Çaj jeshil, shishe me ujë të ngrohtë sipër barkut, madje hoqa dorë edhe nga gluteni dhe bulmeti me shpresën se mund të më ndihmonin, por asgjë nuk funksiononte. Vuaja gjithashtu nga diarreja. Gjithçka që haja dhe pija e nxirrja jashtë brenda një ore. Edhe uji i ambientit më shkaktonte fryrje barku dhe dhimbje. Kështu ndalova së ngrëni dhe fillova të bëhem më e plogësht. Në moshën 15 vjeç jam diagnostikuar me sëmundjen Crohn. Kam qenë nën kujdesin e një gastroenterologu të shkëlqyer, por duke qenë se simptomat që po përjetoja ishin shumë të ngjashme me atë të sëmundjes Crohn, fajësuam këtë të fundit.

Kjo zgjati për rreth 3 muaj, derisa fillova të besoja se diçka nuk shkonte mirë. Ilaçet që përdorja zakonisht për sëmundjen Crohn nuk funksiononin, kështu kërkova të bëj një kolonskopi. Mendoj se ajo më shpëtoi jetën. Kur mbarova procedurën, munda ta vëreja që nga sytë e mjekut specialist se nuk ishte lajm i mirë. Kisha kancer të zorrës së trashë. Ishte në nodujt limfatikë, në fazën e 3 të kancerit të zorrës së trashë. Kanceri i zorrës së trashë është i dyti më vdekjeprurësi në Australi, ku rreth 4000 njerëz humbin jetën çdo vit. Me një përqindje të mbijetesës me 68%, ai është shumë poshtë llojeve të tjera të kancerit, si ai i gjirit, melanoma apo kanceri i prostatës, me 90% shanse për mbijetesë. Prandaj kuptohet që diagnoza më tmerroi.

Lexo po ashtu:  Studimi: Njerëzit me këtë grup gjaku, kanë më shumë gjasa të pësojnë humbjen e kujtesës me kalimin e moshës

Trajtimi përfshiu disa operacione të rëndësishme dhe 5 javë terapi me rreze çdo ditë, të cilat me lanë me djegie të gradës së tretë. Sapo u shërova nga djegiet e rrezeve, durova pastaj 6 muaj infuzione të kimioterapisë çdo javë. Efektet anësore të kimioterapisë ishin më të rënda se simptomat e kancerit. Isha e bindur se kimioterapia do të më vriste para kancerit. Sapo mbarova të gjithë trajtimin, nuk ndiqesha më nga onkologu apo kirurgu, dhe këtu fillova të ndiej një hendek të madh në sistem. Kanceri i zorrës së trashë kërkon monitorim të vazhdueshëm, por ndieja sikur asnjë nuk di çfarë të bëjë me mua. Çfarë nuk shkon ashtu siç duhet? Shumë njerëz besojnë se është një kancer vetëm për njerëzit mbi 50 vjeç, kjo shumë larg të vërtetës. Numri i personave nën 50 vjeç të diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë po rritet frikshëm.

Është një kancer i shërueshëm nëse kapet herët, por shumica e rasteve fatkeqësisht nuk kapen aq shpejtë sa duhet. Doktorët i kthejnë pacientët me një arsyetim të thjeshtë “je shumë i ri për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë”. Kështu kemi edhe shtetin edhe mjekët që na thonë se jemi shumë të rinj. Shumë njerëz gjithashtu e kanë për turp të flasin për tema në lidhje me jashtëqitjen apo të bëjnë një test të thjeshtë. Gjithsesi, më lini t’ju tregoj se nëse i injoroni simptomat dhe përfundoni me kancer të zorrës së trashë, do t’i thoni lamtumirë dinjitetit dhe do të detyroheni t’i tregoni çdo gjë mjekun në lidhje me zakonet e jashtëqitjes. Simptomat shpesh ngatërrohen me ato të lidhura me sindromën e zorrës së irrituar ose sëmundjet inflamatore të zorrës, si koliti apo sëmundja Crohn.

Lexo po ashtu:  Temperaturat e larta, kujdes të brendshmet dhe laptopin!

Të rinjtë diagnostikohen gabimisht ose thjesht largohen me pretekstin se nuk kanë asgjë për faktin se “janë të rinj”, kështu në kohën kur kanceri bëhet më i qartë, është shumë vonë, ai është përhapur tashmë, ata janë shtruar në spital dhe po luftojnë me vdekjen. Çfarë duhet të bëni që mos të përjetoni të njëjtën gjë si unë? Nëse vëreni ndryshime të vazhdueshme në mënyrën e jashtëqitjes, sidomos gjak në jashtëqitje, rënie peshe të pashpjegueshme ose dhimbje të shumta, konsultohuni me mjekun dhe mos e lini t’ju thotë se jeni shumë të rinj për të pasur kancer të zorrës. Kujdesuni për shëndetin dhe bëni test gjaku dhe kolonskopi. Së fundmi, mos kini turp të flisni për të. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *