Çikago, Hjustoni dhe Dallas janë qytetet amerikane më vdekjeprurëse për zogjtë.

Zogjtë, në fakt, mund të çorientohen dhe të fillojnë të përplasen në mure, pasi ata tërhiqen nga drita artificiale. Problemi është edhe më i theksuar gjatë sezonit të migrimit, kur rreth një miliard zogj udhëtojnë nga Kanadaja në Amerikën Latine.

“Çikago, Hjuston dhe Dallas janë pozicionuar në rrugën drejt korridoreve ajrore në Amerikën e Veriut, për shkak të vendndodhjes dhe lartësisë së ndërtesave, ata po kërcënojnë zogjtë migrues”, tha studiuesi Ortolog Kyle Horton.

Përveç lartësisë së ndërtesave, problemi është edhe koha e vetë migrimit. Shumë zogj fluturojnë natën dhe tërhiqen nga shkëlqimi i rrokaqiejve në errësirë. Disa zogj mund të çorientohen aq shumë sa që fluturojnë për orë të tëra dhe përfundimisht të shterojnë veten në një ambient të rrezikshëm.

Këto shpezë gjithashtu mund të ngatërrohen për shkak të bimëve pas dritares. Ata gabimisht i shohin ato si një vend uljeje të sigurt dhe përplasen në dritare.

Lexo po ashtu:  FOTO/ Ky është aeroporti më i madh në botë 100 milionë m²

Organizata “Lights Out” nga Nju Jork u bën thirrje banorëve të ndërtesave të larta dhe rrokaqiejve të shuajnë dritat e panevojshme gjatë sezonit të migrimit në pranverë dhe në vjeshtë. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *