Pas dhunës që shpërtheu në rripin e Gazës, e që u shoqërua me qindra bombardime nga të dyja palët, më në fund është shpallur armëpushimi. Pala izraelite ka pranuar armëpushimin, që erdhi si kërkesë e palestinezëve për shkak të muajit të shenjtë të ramazanit.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Armëpushimi ka filluar ditën e sotshme, ditën kur edhe myslimanët hyjnë në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Për tre ditët e fundit raketat kanë vrarë katër izraelitë, ndërsa sulmet e Izraelit kanë vrarë të paktën 20 palestinezë, shumica prej tyre civilë.

Ushtria izraelite ka deklaruar se sulmet e tyre ndodhën si shenjë hakmarrje për lansimin e 200 raketave nga palestinezët. Të shtunën mbrëma, një raketë ra mbi një shtëpi civile, duke shënuar kështu viktimën e parë civile izraelite.
Armëpushimi pritet që të paktën të zgjasë gjatë tërë muajit të Ramazanit, ndërsa ende nuk është vendosur për hapat e mëtutjeshme.




