Edicioni i 9-të Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë – polip fillojnë këtë të premte më 10 maj, në Prishtinë, në ora 19:00, në modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës.

Këtë vit polip fokusohet në nocionion e ujdisë letrare dhe botëkuptimeve rreth saj si një proces negiciator artistik që u mundëson shkrimtarëve e artistëve ballkanikë që (vetëm) me veprat e tyre të shpërthejnë kufijtë e t’i plasojnë vlerat letrare në pjesët e “zhvilluara” të botës.

Rreth 40 shkrimtarë e artist të stripit e romanit grafik, nga rreth 20 shtete të ndryshme të botës, do të marrin pjesë sivjet në këtë edicion të radhës të festivalit polip dhe në edicionin debutues të Festivalit Ndërkombëtar të Romanit Grafik – GRANFest, i cili poashtu fillon këtë të premte. Ndër mysafirët e shumtë, sivjet do të vijnë edhe: Besnik Mustafaj nga Shqipëria, Sreten Ugricic nga Serbia, Tom Kaczynski nga Amerika, Lindita Ahmeti nga Maqedonia, Tanja Raich nga Austria, Olga Grjasnowa nga Azerbejxhani e shumë të tjerë.

„Procesi i marrëdhënieve është i pandalshëm. Festivali polip sivjet po i mbush dhjetë vjet që nga edicioni i parë në 2010, i organizuar nga dy grupe të pavarura letrare nga Beogradi dhe Prishtina. Ai tashmë i ka tejkaluar kornizat rajonale“, thuhet në editorialin e sivjetshëm të festivalit.

Lexo po ashtu:  I dëbuemi – Gjergj Fishta

Këtë vit, përveç mbrëmjeve të leximit, polip sjell edhe diskutime mbi letërsinë e artet. Në panelin e parë “Epoka e opinioneve” që mbahet të shtunën do të diskutojnë të ftuarit Melinda Nadj Abonji, Olga Grjasnowa, Besnik Mustafaj e Robert Prosser. Po të njëjtën ditë mbahet edhe paneli i radhës, “Ujdia letrare – Rruga revolucionare” me të ftuarit Veton Surroi e Sreten Ugriciq, me moderator Sasha Iliq.

Në panelin e tretë të dielën do të flitet mbi temën “Informata kreative kundër asaj manipulative” me të ftuarit Fumio Obata, Dave McKean, Sarah Hehir, Ville Ranta, Tom Kaczynski e Marcello Quintanilha, kurse moderohet nga Gani Jakupi.

Paneli i fundit “Paralelni polis – një koncept disident që e ndjek të tashmen” mbahet poashtu të dielën dhe diskuton me të ftuarit Alida Bremer, Lena Dorn, Marek Šindelka e Shkëlzen Maliqi, kurse moderohet nga Matteo Colombin.

Ndërsa të shtunën, nga ora 20:00, mbahet një „Homazh për Bekim Lumin“, në të cilin, aktorë kosovar do të lexojnë për herë të parë poezitë ende të pabotuara të regjisorit tashmë të ndjerë Bekim Lumi.

Lexo po ashtu:  Shpërthen lufta kibernetike mes Greqisë dhe Turqisë

polip e GRANFest këtë edicion kanë organizuar edhe programin plotësues në Prishtinë, Prizren e Graçanicë ku do të organizohen orë leximi, ekspozita të novelës grafike e sesione diskutimi mbi letërsinë e krijimtarinë letrare.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *