Kaloja e shijoja jetën e nje fëmiu të lazdruar, të gezuar dhe të lumtur. Prindërit ma mundësuan këtë jetë,… të gjithëve neve fëmijeve bashkë; me dashuri, punë, sakrificë, edukatë, kujdes,…ndonjëhere edhe “të tepruar”.

Merresha me sport, i “ndërtuar goxha bukur”! Në jetën time s’ndeza duhan ndonjëherë. Alkoolin e kisha tabu; kafeja me linte pa gjumë (gjer më sot nuk kam pirë më shumë se 10 kafe)…sepse nuk e parapëlqeja…

Sa kisha deshirë të shiqoja filmat vizatimor; të padhunë dhe edukues… Pastaj i kënaqur e ëndërraplot të ikja në dhomën time, e te fleja thellë e këndshëm… Kisha shoqeri të shëndoshë, mendjen e trupin po ashtu…

Unë si një fëmijë lazdran që isha, vellaut tim i tensionoja nervat; mburresha çdoherë dhe në çdo rast: “Shef ti se çfarë muskujsh kam unë, eja e te provojme fuqinë”. Ai qeshej dhe ma kthente: “lehte e ke ti, vetem qumësht e mjaltë ka trupi yt… natyrë 100 %…! Mua më “rritej mendja”. Shpejte e me nje pamje serioze, si të një doktori të fshatit ballkanas e qortoja: “Ki kujdes se si ushqehesh ti, se shumë je dobët nga shëndeti ti, je i padisciplinuar në ushqimin…! Ja, më shiqo mua…! Ai më ndëgjonte dhe vështronte. Dhe ndihej keq. Se nuk po ushqehej shëndosh… si vëllau i tij. Kujtimi ndezte duhanin…

Diagnostifikimi i semundjes

Tetor, 1996. Duke ndjekur studimet në universitetin “Johannes Gutenberg” në Mainz të Gjermanisë; drejtimi shkencat politike, gazetari dhe germanistikë…

Du hast Krebs!” (Ti ke kancer) Këto fjalë buqiten si rrufeja në mes të ditës së bukur e me diellplot. Mjeku specialist kishte bërë diagnostifikin! Qartë, shpejtë dhe profesionalisht. E unë „s‘doja” se s‘doja t‘i besoja!? E pyeta me një zë të dobët, pothuaja të shtjerrur, plot frikë, pasiguri dhe i mallëngjyer: „Më falni, keni diplomuar juve në mjekësi apo, jeni duke kryer praktikën këtu në spital”? Më duhet të them se specialisti dukej shumë i ri, apo mua më dukej ashtu, se s’më pëlqente të ishte mjek në ato momente… „Po, edhe doktoraturen këtu e kam mrojtur” – ma ktheu. Por sa më shpejtë dhe pa humbur kohë të fillojmë „bombardimin e qelizave të kancerit”, “mjekimin dhe luftimin e tijë…”, më urdhëroi ai….

„Oh, Zot i Madh, çfarë ndodhë kështu me mua”?, pyesja në heshtje dhe i panikosur në vehten time… Në realitet „UNË” as nuk isha unë! Tani UNË ishte ai! Kanceri! Si? Mua të më sulmoj kanceri? E pabesueshme!? Nuk është e mundur! Gabim në diagnostifikim!

Kështu dëshiroja ta mashtroja vehten time….! Cdoherë mendoja se kanceri i takon personit të tretë, fqiut, të panjohurve. Jo, asdhenjehërë kanceri nuk „i takon” të dashurve të mijë, familjes sime…e lere vehtes sime…! Duhej „të pajtohesha”! Ta pranoja se ai ishte i imi, dhe ta vlersoja si timin…! Filloi mjekimi dhe njëkohësisht torturimi i shpirtit, mendjes dhe trupit tim… i qenjes sime. Të gjitha i përballova dhe, u shërova…

Këtë shkrim ia dedikoi, si faleminderim dhe mirënjohje familjes sime së shtrenjët: Mamit të dashur (ndjesë pastë), Babit, motrave (në vecanti motrës sime Shqipes, e cila u gjend pranë meje deri në çastet e fundit të mjekimit tim), vëllaut Kujtimit, të afërmve dhe miqëve të mijë, të njohurve e të panjohurve, që me qindra e qindra m’u gjendën në ato ditë të vështira, të skëterrshme, të cilët në cdo kohë më jepnin përkrahje…, shpirtërore e morale…! Përkrahje e cila në ato çaste është më se e rëndësishme për mjekimin dhe mbijetesën…!

Njëkohësisht ky shkrim ka për qëllim informimin e opinionit mbi kancerin e testisit, mënyrën se si zbulohet ky, dhe rëndësinë e madhe që ka zbulimi i hershem i tij; informim që do duhej të kryehej e transportohej nga mjekët tanë specialist; mjekë të cilët, fatkeqësisht, më me dëshirë e vullnet mirren me politkën partiake, se sa profesionin e tyre të shenjët.

Le të jetë ky shkrim edhe një qortim moral dhe kritikë ndaj këtyre njerëzve.

C‘farë eshte Kanceri i testisit?

Kanceri i Testisit është një ndër kancerët më të shpeshtë tek të rinjët e moshës 15-35 vjeqare. Por ka raste kur ai paraqitet edhe në moshën 70 vjeqare. Sipas institutit nacional të kancerit (USA) pritej që në vitin 1995, nga kanceri i testisit të sëmurën 700.000 amerikanë, ku nga ky numër parashikohej të vdesnin mbi 325 vetë. Në krahasim me kancerin e prostatës ku nga 244.000 të sëmurë do të vdesin 40.400 (vetëm në vitin 1995), kanceri i testisit është pak më “mbytës”. Megjithatë meshkujt e moshës 15 – 35 vjec sulmohen dhe pësojnë më së shumti nga ky lloj kanceri. Për arsye të pasqaruara, ky lloj kanceri sulmon 4 herë më shumë racën e bardhë se atë të zezë!

Lexo po ashtu:  Nuk i frikësohet shiut ai që ka kaluar nëpër fortuna!

Jo më larg se para 15 viteve, diagnostifikimi i kancerit ishte lajm trishtues e kobëzi. Atëherë vdisnin 10 herë më shumë pacientë të sëmur se sa sot. Por, përparimi i shpejtë e dramatik në medikamentet kimike, në këto 2 dekadat e fundit, diagnostifikimi i shpejtë dhe i saktë, bëri që numri i të mbijetuarve të shtohet dukshëm. Sot, kanceri i testisit, në të shumtën e rasteve, është plotësisht i “shëruar” dhe nën kontroll, vecanërisht nëse zbulohet, trajtohet dhe mjekohet herët.

Administrata “Ushqim dhe Medikamente” ka sofistikuar disa lloje të medikamenteve për trajtimin e kancerit të testisit, duke përfshirë Ifex (ifosamide), Vepesid (etopisode), Velban (vinblastine sulfate), Blenoxane (bleomycin sulfate), dhe Platinol (cisplatin). Shumë ekspertë profesional të fushës së mjekësisë e konsiderojnë Platinolin si “cudibërës” rreth trajtimit dhe bombardimit të disa lloje të posacme të qelizave të kancerit të testisit. Kjo administratë lejoi që medikamenti me bazë-platinum të përdoret pas operacionit ose rrezatimit. Platinoli gati gjithmon përdoret në kombinim me medikamente tjera të terapisë kimike. “Trajtimi me bazë-platinum është padyshim suksesi më i madh për terapin kimike”, thotë S. Bruce Malkowitz, MD., bashkëdrejtor i urologjisë-onkologjisë pranë qendrës medicinale të Universitetit të Pensilvanisë. Këto medikamente kanë ndihmuar që të zbusin vdekshmërinë dhe të rrisin numrin e të shëruarve, thotë ai, duke shtuar se shumë pacientë “me “sukses e bartin” trajtimin me medikamentet që kan bazë-platinum. Ky lloj trajtimi ka sukses edhe nëse kanceri është shpërnda (metastazuar) përtej testikulve.

“Kjo nuk është dënim me vdekje”, thotë Malkowicz. Sipas Institutit Nacional të Kancerit (the National Cancer Institute-USA), rreth 70% të pacienteve me kancer të metastazuar, kanë gjasa reale të shërohen.

Zbulimi dhe Diagnostifikimi

Shumica e kancerëve të testisit janë zbuluar nga vet pacientët ose rastësisht, (sikurse që ishte rasti me mua), por ka raste kur ky lloj kanceri zbulohet edhe me rastin e vetëkontrollit të testikulve. Zakonisht në testikul paraqitet një kokërrzë e rritur, që nuk përcillet me dhimbje, (e them nga përvoja ime). Ndonjëherë mund të keshë edhe dhimbje por që nuk janë edhe aq alarmuese për një sëmundje kaq te rrezikshme. Kokërrza apo e enjura mund të jetë edhe e madhësisë së një lajthie apo të një fasule, por ka raste kur kjo mund të jetë e madhe sa një arrëz.

Vetëkontrolli shpëtim i jetës

Përpos kokërrzës, nëse personi heton ndonjë anomalitet si p.sh testikulin e fryrë, ndjenja e peshës ose mbushja e papritur e qeses me ujë, pastaj nëse ka dhimbje në pjesën e poshtme të abdomenit, ai duhet që mënjëherë e pa humbur kohë të shiqohet tek specialisti (urologu). Këto të gjitha simtoma janë alarm i vërtetë se ke sëmundje serioze, besueshmërisht Kancer. Pra, pa hezitim dhe ndjenjë turpi e urgjentisht të vizitohet specialisti.
Specialistët kanë metoda të shumta për diagnostifikimin e kancerit në testis. Tumorët e kancerit të testisit janë të dy llojeve: Seminoma dhe Nonseminoma. Llojet e tjera të tumorëve të kancerit, si Sarcomas ose Lymphonas, janë shumë të rrallë.

Seminomat numrojnë rrethë 40 % të të gjithë kancerëve të testisit. Zakonisht tumorët seminom zhvillohen ngadalë dhe kanë tendenca qe të mbesin të lokalizuara për një kohë të gjatë brenda në testikul. Nonseminomat janë një numër i kancerëve, që nganjëherë paraqiten në kombinim me tumorët e tjerë. Nonseminomët kanë tendenca të jenë më agresiv se sa seminomët. Sipas Shoqatës Amerikane të kancerit, rrethë 60% deri në 70% të pacientëve që kanë tumor nonseminom kanë kancer i cili ka metastazuar (shpërndarë) në gjëndrat lymfatike apo mushkëri. (këte metastazim të mushkërive e ka perjetuar dhe njëkohësisht mposhtur autori i këtyre rreshtave).

Shkallët (staging) e kancerit të testikujve

Specialistët bëjnë kontrollim të kancerit me metoda e teste të ndryshme, e që kanë për qëllim hulumtimin se, në cilën shkallë/fazë të zhvillimit gjendet sëmundja “mbytëse”. Këto teste fillojnë që nga analizat e gjakut e deri intervenimin shtesë kirurgjikal.

Kategorizimi/staging i sëmundjes ju mundëson mjekëve që të bëjë trajtimin adekuat të sëmundjes për cdo pacient.
Janë tri shkallë/staging të kancerit të testikujve:

Lexo po ashtu:  Flet mjekja shqiptare në Itali: Mos na e merr jetën ti, o qytetar i pabindur!

Shkalla 1: Kanceri është i lokalizuar në testikul.
Shkalla 2: Kanceri është shpërnda në gjëndrat lymfatike, por i lokalizuar vetëm në pjesën e poshtme të abdomenit.
Shkalla 3: Kanceri është shpërnda jashtë gjendrave lymfatike, pra ka metastazuar në organet më të largëta të trupit: si mëlcija, mushkëritë, veshkat dhe truri.

Mjekimi i kancerit

Nuk ka ndonjë trajtim të përgjithshëm për të gjitha llojet e tumorëve të testisit. Seminomat dhe Nonseminomat dallojnë në tendencat e tyre sa i përket shpërndarjes, si dhe reagimit ndaj terapisë radioaktive. Kështu ato shpeshë kerkojnë strategji e metoda të ndryshme të mjekimit, ku specialisti do të zgjedhë atë metodë e cila është e bazuar në llojin e tumorit si dhe shkallës së zhvillimit të tijë.

Pasiqë zhvillohen ngadalë dhe kanë tendenca që të mbesin të lokalizuara, seminomat zakonisht diagnostifikohen në shkallën e 1 ose të 2. Trajtimi mund të jetë kombinues, pra operim (heqje) i testikulit, rrezatim, ose terapi kimike. Për pacientët me Seminom, zakonisht, nuk është i domosdoshëm mënjanimi kirurgjik i gjëndrave lymfatike, sepse ky lloj tumori, sic thotë profesori i Universitetit të Pensilvanise Malkowicz është “skajshmërisht i ndieshëm” ndaj terapisë radioaktive. Shkalla e 3-të e seminomas zakonisht trajtohet me terapi kimike të kombinuar.
Edhe pse shumica e tumorëve nonseminom nuk diagnostifikohen në shkallët e hershme të sëmundjes, eksperiencat dëshmojnë se, vetëm mënjanimi i testikulit të sulmuar nga kanceri është i mjaftueshëm. Këta pacientë duhet të jenë nën kujdesin rigoroz, fanatik dhe kompleks të specialistit së paku për 5 vite, për arsye se 10% e pacientëve të tillë me shkallën 1 të sëmundjes kanë rikthim të sëmundjes.
Nonseminomat me fazën e 2 të zhillimit të sëmundjes nuk kan nevojë për terapi kimike por vetëm intervenim kirurgjik, pra heqje të testikulit dhe gjendrave lymfatike. Shumica e pacientëve në shkallën 3 të sëmundjes trajtohen me terapi kimike të konbinuar.

Terapia kimike – BEP metoda. C’farë është terapia kimike?
…Thjeshtë, përdorimi i medikamenteve (kimke) për mjekimin e kancerit.
BEP metoda? …Kombinim i elementeve të forta kimike për të asgjësuar qelizat kancerogjene. BEP metoda përbëhet nga: CISPLATINA, ETOPISOD, dhe BLEOMYCIN.

CISPLATINA
Në vitin 1973 në Indiana (USA), Dr. Einhorn erdhi në përfundim se Cisplatina është një element shumë efikas për “bombardimin” me sukses të qelizave kancerogjene. Ai zbuloi se ky lloj elementi në kombinim me Etopysode dhe Bleomycin është mënyra më e perfeksionuar për luftimin e kancerit të testikujve. Si argument do e ceki se, pas përdorimit te këtijë elementi numri i të shëruarve u rrit nga 10% në 80%. Fatëkeqësisht ky lloj medikamenti ka kundërefektet e veta si: vjellje, kokëdhimbje, rrahje të shpejtë të zemrës, zbehje të fytyrës, ushtimë të veshëve, molisje të këmbëve, urinimi me gjak, marramendje, depresione te thella, dhimbje te “padurueshme” ne trup, vështërsi gjatë ecjes, humbje e aftësisë të dallimit të ngjyrave, humbje të oreksit. (të gjitha këto unë i përjetova, dhe “lehtësisht” i tejkalova). Mjeku do t’ju obligon që gjatë tërë kohës së marrjes së Cispaltinës duhet të urinoni pandërprerë. Kjo bëhet me qëllim që të evitohet shkatërimi i veshkëve si dhe veshkat të vazhdojnë funksionin e tyre normal. Me rëndësi të vecantë është se, pavarësisht se cfarë dhimbjesh apo kunderefeketesh keni, nuk lejohet të ndërpritet terapija kimike sepse kjo do të ishte vetevrasëse.

Gjatë marrjes së Cisplatinës si dhe pas saj, në asnjë mënyrë nuk guxon të marrësh asnjë injeksion apo medikament tjeter pa informimin dhe lejen e Mjekut specialist. Kur Cisplatina jepet në doza të mëdha, ajo zvogëlon numrin e rruazave të bardha të gjakut, dhe kështu mundësia për infektim është më se e madhe …pra në këtë rast edhe mbytëse. Në spitalin universitar Mainz (RFGJ) ku isha duke u trjajtuar egzistonin “rregulla ushtarake” po si të një kërcënimi të një lufte atomike. Edhe oksigjeni ku unë qendroja testohej dhe kontrollohej rregullisht dhe rreptësisht…
Atëhere:

Shmangu njerëzve me infeksion. Kujdes gjatë pastrimit të dhëmbëve (përdor brushë të butë), që mos të shkaktosh gjakderdhje dentale. Mos prek brendësinë e hundës ose të syve, përderisa nuk i ke pastruar duart mirë. Kujdes nga prerjet (gjatë rrojes), lëndimeve apo gërvishtjeve… etj.

ETOPISODE i njohur edhe si VePesid ose VP-16. Po, kjo është ajo: Ky lloj medikamenti shkakton rrënjën e përkohshme të flokëve. Pas trajtimit fillon rritja normale e tyre… mos ke frigë! Edhe ky lloj medikamenti ka po të njëjtat kundërefekte si Platinoli. Edhe për këtë vlejnë po të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet e cekura më sipër si: vjellje, kokëdhimbje, rrahje e shpejtë e zemrës, zbehje e fytyrës, ushtimë e veshëve, molisje e këmbëve, urinimi me gjak, marramendje, vështërsi gjatë ecjes, humbje e aftësisë të dallimit të ngjyrave, humbje të oreksit… etj.
Kur Etopisode jepet në doza të mëdha, ajo ka po të njejtat kundërefekte, mu si CISPLATINE.

Lexo po ashtu:  “Një gënjeshtër mund të shpëtojë të tashmen tuaj, por ajo ju dënon të ardhmen”

BLEOMYCIN Lexo më sipër.

Si vepron terapia kimike?
Qelizat normale zhvillohen dhe vdesin në mënyrë te kontrolluar. Por kanceri paraqitet atëherë kur këto qeliza, fillojnë të ndahen dhe të formohen pa kontroll e rregull. E paspjeguar shkencërisht, këto qeliza në mënyrë të befasueshme fillojnë të bëjnë “vetevrasje”, pra fillon dëmtimi i organeve të trupit… Medikamentet antikancer, shkatërojnë qelizat kanceroze, duke i ndërprerë atyre rrugën e zhvillimit dhe shumëfishimit. Terapia kimike vepron më me sukses së bashku me kombinimin e medikamenteve të tjera. Kjo quhet terapi kimike e kombinuar.
Ku do të marr terapinë kimike?

Ju mund të pranoni terapinë kimike në Spital, në ordinancë të mjekut ose në klinikat e profesionalizuara për ketë fushë. Por kjo mvaret më se shumti nga lloji i medikamenteve gjendja e pacientit si dhe natyrisht nga propozimi i mjekut.

Sa herë do të marr terapinë kimike, dhe sa zgjat ajo?

Terapia kimike zakonisht “merret” me ndërprerje, me qëllim që trupi ytë të ketë rastë të ndërtojë qeliza të reja e të shëndosha, si dhe te rifitoi fuqinë dhe vitalitetin. Pacientët me kancer të testikulit zakonisht marrin 2-3 cikle të terapisë e ashtuquajtura PEB metoda.

A ka dhimbje gjatë terapisë kimike?
Përgjithësisht, “JO”. Por kundërindikacionet janë shumë të mëdha, bile bile ka caste edhe “të padurueshme”. Rrënja e flokëve, dhimbje koke, depresione, vjellje, temperaturë, alergji të ndryshme, humbje peshe, pengesa në jashtëqitje, humbje oreksi, maramendje, lëkura të zijoset, ethe dhe dridhje te gjymtyrëve të trupit, depresione, dhimbje, …et, etj!

Kundërindikacionet/efektet
Gjdo lloj trajtimi mjekësor të kancerit të testikulve mund të shkaktojë kundërindikacione të padëshiruara e shpeshëherë edhe të “paduruara”. Por, jo të gjithë pacientët reagojnë në të njëjtën mënyrë. Një ndër brengosjet më të madha tek të rinjët është se, në cfarë mase trajtimi i kancerit (pra heqja e njërit testikul, e gjëndrave limfatike si dhe terapia kimike) ndikojnë në jetën e tyre seksuale dhe aftësisë trashëguese, pra krijimin e familjes. Heqja e një testikuli nuk të bën fertil e as impotent. Testikuli i mbetur prodhon spermë dhe hormone adekuate për planifikim të familjes.

Kanceri i testikulit dhe seksi...
Sa herë që flitet për kancerin në testikul, padyshim një nga brengat më qënësore që ngriten nga meshkujt është ajo rreth seksit. A do të jem i aftë të kem jetë seksuale normale (erekcion)? A do të jem steril? A do të humbi aftesin e mardhënjeve sexuale… etj?

Të gjitha këto brenga duhet të bisedohen qetë, hapur e paturp me specialistin. Unë personalisht kam bërë disa hulumtime ne këtë fushë, dhe ja se c’farë “zbulova”:
Shumë njerëz brengosen se mos humbja e njërit testikul është edhe humbje e aftësis sexuale, apo do ti bëjë ata steril. Por, JO! Trupi me një testikul të shëndoshë mund të ketë erekcion normal dhe të prodhojë spermë normale. Kështu pra heqja e një testikuli nuk e shëndërron mashkullin në “burrec” impotent e as fertil. Eshtë brengosje e madhe dhe një presion e ngarkesë e madhe psiqike për ata të rinj, të cilët akoma nuk kanë filluar “ndërtimin” e familjes apo që dëshirojnë të kenë më shumë fëmijë. Poashtu edhe terapia radioaktive nuk ndikon në aftësinë seksuale. Sa i përket terapisë kimike dhe kundërefektet e saja, shumica e personave mund të vazhdojnë pa pengesa jetën e tyre seksuale, por ka raste kur disa lloje te barërave anti-kancer mund të pengojnë përkohëisht produktivitetin e spermës. Kjo zakonisht ndodh rrallë dhe pas një kohe të caktuar ajo vjen e normalizohet.
Alfa dhe Omega e gjithë kësaj, është që relacioni pacient-mjek të jetë i hapur dhe komunikativ, para dhe pas cdo trajtimi të kancerit të testikujve.

Jeto dhe ushqehu vetëdijshëm! Jeta do të jetë edhe më e kuptimtë, do të jete edhe me e mbushur, më e pasur….
Bazuar në publikime shkencore dhe përvoja ime.

*) Copëza nga libri “Kanceri dhe Unë”
Botuar në qershor 2003

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *