Sot në orën 12:00, Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë do të protestojë në shenjë pakënaqësie ndaj bllokimit të shkollave nga kryesia e SBASHK-ut. Prindërit thërrasin që të filloj procesi mësimor.

Protesta do të jetë një orëshe dhe do të mbahet në oborrin e shkollës.

“Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë do ta organizoj një protestë për të shprehur pakënaqësinë e prindërve dhe nxënësve ndaj mos fillimit të procesit mësimor. (Oborri i shkollës, ora 12:00)”, thuhet në njoftim.

Greva, ashtu siç njofton Rrahman Jasharaj (kryesia SBASHK, e jo anëtarësia e gjërë) do të vazhdojë bllokimin e mësimit edhe në ditët e ardhshme! Ky bllokim ndodhë edhe pse Qeveria u përgjigjë pozitivisht në kërkesat e tyre, kujton MekuliPress.

Lexo po ashtu:  Pushtimi serb/ Sot 20 vjet nga masakra e Qyshkut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *