Kosova shqiptare e ka mbyllur me fitore të thellë aventurën në Ligën e Kombeve, duke mundur 5-1 Qipron në Prishtinë. Një sukses që mban shqiptarët e Kosovës në vendin e dytë në grup pas Greqisë.

Vendasit shënuan dy herë në pjesën e parë. Muslija realizoi golin e parë në minutën e 22-të, ndërsa Rudhani në fundin e këtij fraksioni dyfishoi shifrat, që shkuar të qetë në dhomat e zhveshjes.

Me të nisur e dyta, përfaqësuesja kosovare shënon edhe golin e tretë. Kësaj here është Rashani që shënoi. Nuk mund të mungonte Muriqi, i cili vuri “firmën” e tij në minutën e 52-të. Qipro shënoi golin e nderit në minutën e 81-të. Dhe sërish Muriqi në fund shënon golin e radhës, duke e mbyllur 5-1.

Lexo po ashtu:  Sporti dhe Krimi - Serbia e vërtetë: Selektori serb dhe miqësia e tij e dikurshme me Arkanin – lidhja e Serbisë mes sportit dhe krimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *