A e dini se në Parkun Kombëtar Shebenik, në Ruen është gjetur një popullsi e vogël në përmasat e “C. triphyllum”, pozicionuar në një substrat shkëmbor gëlqeror, në zona të hapura pranë pyllit të ahut. E në një vend të trazuar, në një shteg që frekuentohet nga turistët, banorët e fshatit, mbledhësit e bimëve apo nga bagëtitë që kullosin në kullotat e sipërme të Ruenit.

Për këtë bimë u bë e mundur realizimi i një studimi shkencor, në bashkëpunim me botanistë të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.

Lloji “Colchicum triphyllum Kunze” është bimë barishtore shumëvjeçare, gjeofite me periudhë lulëzimi shkurt-prill⚘. Rritet deri në 15 cm, në kullota të thata, toka gëlqerore dhe shpate gurore.

Lexo po ashtu:  Intervista prekëse me shqiptarin e Turqisë, Hakan Filiz: Mos na harroni! Jemi 7 milionë shqiptarë në Turqi. Na ndihmoni të mos asimilohemi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *