Asie Duka

Gazmend Freitag me një përkushtim të pakrahasueshëm që meriton të quhet i madhi piktor i Kombit shqiptar. Tirteu shqiptar që ndez zemrat e shqiptarve dhe zgjon atdhedashurinë duke ngjitur në panteonin e ndjesive të hyjshme personalitete shqiptare, përfaqësonjës të vërtetësisë etnike, të trimërisë së ashpër, burrërisë luftarake, të brendisë raciale që ka ruajtur jeta shqiptare. Freitag zotron pushtetin krijues të pikturimit si dhuratë e epërme dhe në mënyrë të habitshme si esencë e përtëritjes së artit të tij të zgjedhur, një atdhedashuri e shenjtë nga ana e tij. Duke blatuar në një pikturë me dihatje titani At Gjergj Fishtën, Patriarkun e letrave shqipe, kënduesin e virtytit, (talentit, kultures, tradites), Burrin shqiptar me përfaqësonjës, epikun më të madh të shekullit. Me një rrymë të furishme, shpirti i këtij piktori rifreskon në mendjet tona ”visarin shpirtëror” të gjuhës shqipe. Emri i Gjergj Fishtës dhe gjurmët e tij të mençura e të thella do të mëshirohen në pikturën e “heshtur”, kjo heshtje do të ushtojë, dhe gjuha shqipe, germat shqipe që vetë Gjergj Fishta u dha jetë, do të këndohen sa të ketë jetë një bir shqiptari, sa të jetë me frymë nën këtë kupë qiellore.

Lexo po ashtu:  Një film shqiptar mes 20 filmave evropianë, që do shfaqen në kanalin arte.tv.

Gazmend Freitag i ardhur në skenën e artit të pikturës për të lënë gjurmë të thella pasioni dhe përkushtimi duke krijuar identitetin e tij origjinal. Me pikturën e At Gjergj Fishtës, dallohet lehtësisht intuita e tij përzgjedhëse, inteligjenca perëndimore, për të bukurën estetikën, autentikën, dhe rrënjët e pasionit për ngjizjen me tharmin më të yjshëm të epikut legjendar: Gjergj Fishtës. Freitag me sytë e tij si të detit të paanë, me vështrimin më të thellë se i një gruaje, me zërin e heshtur, por gjëmimtar, prek më më të lartat dhe më të thellat shqisa ”Visaret e Kombit shqiptar”. Një zgjedhje e fisnikëruar me qëllim për të përndezur ”artin shqiptar”, për të sjellë gjëmimshëm zërin pëshpëritës të epikut legjendar, për të sjellë vallen e shkronjave shqipe në altarin e gjithë pasioneve që u bashkuan dhe lindën këtë gjuhe: Gjuhën shqipe, për ta shenjtëruar në pikturën e At Gjergj Fishtës. Dhe në shenjtërimin e saj në çdo ekzistencë shqiptare duke shndërruar talentin e tij në një stuhi përkushtimi për të ruajtur idilikën e natyrës së ashpër njerëzore, të maleve tona, të “Lahutës së Malcis”, me një ceremoni adhurimi në pikturën e atij që e rilindi dhe e rikrijoi edhe njëherë ”Lahutën e Malcisë” në galerinë e pikturës së zotit Gazmend Freitag.

Lexo po ashtu:  Dua Lipa, në top 10-shën e Billboard

Pikëpamjet janë të ndryshme dhe mendimi dhe ndjesia ime nuk censuron askënd, por selekton dhe përzgjedh vetveten midis mijërave të tille. Rrjedhshmëria dhe dlirësia e stilit të pikturës, e përzgjedhjes, bukuria dhe harmonia ndërmjet pikturave, ravijëzimi dhe unifikimi i kohërave, personaliteteve në një aktualitet universal. Këto thesare të pashterura, të kulluara tingëllojnë të gjalla në Linz të Austrisë, tingëllojnë të gjalla falë Gazmendit, e shumë të këtillëve që ekzistojnë në çdo cep të planetit, që ndoshta veshët tonë ende janë të shurdhët për të zbuluar e dëgjuar piskamën e tyre therëse. Ky piktor i madh, mbledh dhe selekton, si ajo bleta nektarin e lulëve më të bukura shqiptare, korifejtë e pendës, me më të epërmet ideale të njerëzimit; mençurinë, urtësinë, burrërine, drejtësinë, bujarinë, besën, dashurinë për të mirën, të bukurën, të drejtën e të vërtetën. I rrënjosur shpirtërisht në kombin e vet zoti Gazmend, çdo gjë që ka marrë nga ky popull e ka shkrirë në tablotë e tij, me një mjeshtëri shpirtërore që kalon çdo talent tjetër duke ia sakrifikuar dhe vetëflijuar veten ardhmerisë së njerëzimit. Vetëm e ardhmja ka për ta çmuar si duhet “Pikturën” e këtij njeriu, rëndësinë e tij. Piktura dhe Kombi shqiptar janë idealet e tij për të cilat vuan, punon dhe jep frymë.

Lexo po ashtu:  Ava Max publikon këngën më të re, në bashkëpunim më këngëtarin e njohur amerikan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *