Deputeti socialist Erion Braçe është shprehur i revoltuar me Kombëtaren shqiptare pas humbjes me Izraelin dhe barazimin me Islandën.

I pyetur mëngjesin e sotëm në “Wake up” pse ka dështuar Kombëtarja, Erion Braçe listoi një sërë arsyesh. Ai tha se së pari ata nuk kanë një plan apo një vizion dhe janë në rënie në raport me kampionatet e tjera të Europës.

Braçe tha se fondet nuk kanë munguar asnjëherë për sportin, por sipas tij ato janë shpërdoruar.

“Ka dështuar sepse nuk ka asnjë plan. Gjithçka që nuk ka një plan do të dështojë. Të gjitha kombëtaret tona kanë dështuar. Të gjitha ekipet tona dështuan në Europë. Vetëm janë në rënie në raport me kampionatet e tjera të Europës. Është u15 jonë që pas 10 vitesh të na çojë në sërish në Europian apo të botërori. A ka një plan për të trajnuar këta me qëllimin për të na çuar në Europian. Fondet nuk kanë munguar asnjëherë. Në fund fare një dështim dhe shpërdorim parash.

Lexo po ashtu:  Kryeministri Albin Kurti viziton përfaqësuesen e Kosovës, shpreh mbështetje të plotë për vendimin në Bukuresht

Nuk kanë asnjë vizion më. Qeveria është fokusuar te ndërtimi i infrastrukturës, në investime. Sporti duhet të prodhonte ekonomi, por ne nuk kemi. Përveç krenarisë, nuk marrim gjë si ekonomi. FSHS ka dështuar të ndërtojë ekonominë e Futobollit. FSHF mendon sit ë zgjidhet ai në krye, por nuk është parti politike”- tha Braçe./Top Channel/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *