Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i tha të dërguarit gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin se “nuk do të ketë Kosovë të pavarur” siç po planifikon Berlini.

Paraprakisht, diplomati gjerman deklaroi se në lidhje me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, nuk do të lejohet krijimi i një “Republika Srpska të re”.

“Nuk e dija që gjermanët vendosin për këtë, është mirë që zoti Sarrazin e tha publikisht këtë. Mund t’i them dhe e vlerësoj shumë, nuk do të ketë as një Kosovë të pavarur siç e planifikoni ju”, tha Vuçiq në Sofje, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas hapjes së interkonjeksionit të gazit Bullgari-Greqi.

Ai gjithashtu ka përsëritur qëndrimin e shtetit serb se nuk do t’i vendosin sanksione Rusisë, raporton N1.

“Serbia nuk vendos sanksione ndaj Rusisë, sepse ajo lufton për politikën e saj kudo që mundet, dhe politika jonë përcaktohet nga konkluzioni i Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, tha Vuçiq.

I pari i shtetit serb më tutje deklaroi se zhvillimet e reja në skenën gjeopolitike do të kenë pasoja të rënda për Serbinë, e cila do të jetë nën presion të madh politik.

Lexo po ashtu:  Mbretëria e Bashkuar mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO. Zbardhet takimi me Vjosa Osmanin

Ndryshe, Athina zyrtare ka nisur ta furnizojë me gaz Bullgarinë pasi shtetet evropiane po mundohet të pavarësohen nga energjia ruse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *