A paguhen grevistat në vendet tjera?:
?????: Punëtorët që marrin pjesë në një grevë të ligjshme ose në veprime kolektive humbasin të drejtën e tyre në pagë për kohëzgjatjen e ndërprerjes së punës.
????????: Punëtorët në grevë nuk kanë të drejtë të marrin paga.
?????????̈: Punëtorët në grevë nuk kanë të drejtë për rrogë apo përfitime të tjera, si kontributet pensionale, pushimet e paguara dhe përfitimet e papunësisë ose sëmundjes.
????????̈: Punëtorët grevistë nuk kanë të drejtë në pagesë, por përfitimet e grevës mund të paguhen nga sindikata.
????????: Punëtorët në grevë të ligjshme nuk kanë të drejtë në pagesë. Pjesëmarrja mund edhe çoj edhe në ulje të bonuseve kontraktuale.
??????̈: Pjesëmarrja në grevë shkakton humbje të pagave: zbritjet e pagave për aksionin e grevës duhet të jenë rreptësisht në përpjesëtim me kohëzgjatjen e mungesës, një gjysmë dite grevë është e barabartë me 1/60 e pagës dhe një ditë me 1/30.
????????̈: Edhe pse punonjësit që marrin pjesë në një grevë nuk kanë të drejtën e pagave ose përfitimeve të punësimit, sindikatat mund të ndajnë përfitime modeste për anëtarët e tyre për kohëzgjatjen e grevës. Megjithatë, një punonjës që pengohet nga puna me veprime të ndërmarra nga punonjës të tjerë, ka të drejtë të paguhet deri në shtatë ditë.
?????: Në rast greve të ligjshme, detyrimet kryesore që rrjedhin nga kontrata e punës ndërmjet grevistit dhe punëdhënësit pezullohen, duke përfshirë edhe detyrimin për të paguar pagat.
?????: Pezullimi i marrëdhënies së punës përfshin të dyja palët (punëdhënësin dhe punonjësin). Duke qenë se pezullohet kontrata, po ashtu edhe marrëdhënia e punonjësit me institucionin e sigurimeve shoqërore, për rrjedhojë nuk paguhen kontributet e sigurimit.
??????̈: Ushtrimi i të drejtës së grevës nuk e ndërpret as marrëdhënien e punës e as nuk e arsyeton asnjë dënim, përveç nëse punëtori është fajtor për sjellje të pahijshme profesionale gjatë grevës. Megjithatë, për kohëzgjatjen e grevës, kontrata e punës pezullohet dhe punëtori nuk ka të drejtë në asnjë formë pagese.
(Kush është i interesuar me i lexu edhe ligjet e vendeve tjera: https://www.epsu.org/article/right-strike-country-factsheets)
Lexo po ashtu:  Donika Gërvalla: Çështja e Ambasadës në Jerusalem është çështje e kryer, nuk futemi në aventura

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *