Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Banka Botërore vlerëson se kriza e çmimeve do të reflektohet më tepër në ekonominë shqiptare në dy vitet në vijim. Në raportin e fundit është lënë i pandryshuar niveli i rritjes ekonomike për këtë vit ndërsa për vitin e ardhshëm është rishikuar me ulje prej 1.2%.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në projeksionet e vjeshtës Banka Botërore thekson se lufta Rusi-Ukrainë po jep goditje të forta në zinxhirin tregtar midis vendeve duke rritur ndjeshëm çmimin e energjisë dhe të ushqimeve.

Kosova është vendi me rritjen më të lartë ekonomike në rajon, ndërsa Shqipëria rezulton se është një ndër vendet që do të ketë nivelin më të ulët të ecurisë ekonomike nëse e krahasojmë me vendet e tjera të rajonit. Për vitin 2023 rritja ekonomike do të jetë vetëm 2.3% duke u renditur pas Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Banka Botërore thekson se kriza e paprecedentë e çmimeve mbart pasoja si për konsumatorët ashtu edhe për qeveritë duke kufizuar përballueshmerinë fiskale; produktivitetin e firmave; dhe mirëqenien e familjeve.

Lexo po ashtu:  Situata në veri të Kosovës heq nga agjenda e takimit të ambasadorëve liberalizimin e vizave

Në raport Banka Botërore sugjeron që qeveritë të ndërhyjnë përmes politikave të mbështetjes për të garantuar një minimum të të ardhurave, për të mbrojtur individët dhe familjet nga goditjet me efekte negative.

Rritja ekonomike në Rajon për 2023

Kosova 3.7%
Mal i Zi 3.4%
Maqedonia e Veriut 2.7%
Serbia 2.7%
Shqipëria 2.3 %

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *