Në një shkrim në median europiane, “EuObserver” bëhet thirrje për t’i dhënë fund atij që quhet Purgatori i Shengenit për Bullgarinë dhe Rumaninë.

Autorët Iratxe Garcia Perez dhe Dan Nica shkruajnë se presionet në rritje ndaj Europës imponojnë një vizion të ri së paku për veprimin politik në disa drejtime që janë me rëndësi të madhe për qytetarët.

Bullgaria dhe Rumania, ndonëse anëtare të BE-së, nuk janë pjesë e zonës Shengen dhe atyre u është premtuar se atyre së shpejti do t’u plotësohet kërkesa. Së shpejti në termat e BE-së do të thotë më shumë se një dekadë dhe siç dihet, natyra njerëzore, pavarësisht se ku qëllon se jeton, karakterizohet nga cilësi të përbashkëta. Durimi, p.sh është një prej tyre dhe ai shteron.

Pa ndonjë arsye objektive Rumania dhe Bullgaria janë mbajtur duke pritur te dera për shumë gjatë. Durimi ka kufijtë e vet. Qeveritë e BE-së nuk mund të tradhëtojnë vlerat e unionit të solidaritetit dhe kohezionit, shkruajnë autorët.

Lexo po ashtu:  Zëri i Amerikës: Ikja e Lleshajt nuk ndal protestat në Tiranë

Ajo që ka rëndësi në shkrim është fakti se thirrja për të mbyllur këtë kapitull burokratik është fakti se vonesat në këtë drejtim favorizojnë forcat kundër BE-së, çka në këtë drejtim aktualizon çështjen e Ballkanit si çështje europiane. Fundi i fundit, Europa sado demokratike që hiqet, po nis të kuptojë nga kërbaçi.

E kosova, pse luhet me shqiptarët e Kosovës?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *