Në fjalimin e tij drejtuar kombit, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke folur për krizën energjetike, paralajmëroi se Serbia mes tjerash planifikon ndërtimin e naftësjellësit përmes Maqedonisë së Veriut deri në portin e Durrësit dhe lidhjen me gaz me Maqedoninë e Veriut.

Duke sqaruar situatën aktuale energjetike në botë, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se pas ngjarjeve të fundit rreth sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, ku sipas tij, Kroacia është treguar si partner jo i besueshëm për naftësjellësin Janaf, të vetmin me të cilin Serbia furnizohet me naftë, Beogradi ka marrë vendim që të ndërtojë naftësjellësin drejt Hungarisë, kurse planifikohet edhe ndërtimi i naftësjellësit, siç tha, me “miqtë e Ballkanit të Hapur”

“Ideja jonë është të ndërtojmë naftësjellës edhe drejt Maqedonisë së Veriut dhe portit të Durrësit në Shqipëri, për të rrjetëzuar vendin tonë me naftësjellës. Do të nisim shumë shpejt bisedimet e partnerët tanë nga “Ballkani i Hapur” dhe rajoni”, deklaroi Aleksandar Vuçiç.

Presidenti serb Vuçiq duke folur për lidhjen me gaz dhe diverzifikimin me burimet e gazit, paralajmëroi se do të ndërtohet edhe lidhja e gazit me Maqedoninë e Veriut, që, siç tha, tashmë ka hyrë në planet e financimit të Bashkimit Evropian.

Lexo po ashtu:  Perëndimi po humbet Ballkanin duke u marrë gjithë kohës me Serbinë

Vuçiqi ka bërë të ditur se Serbia ka rezerva nafte për 75 ditë, të benzinës për 59 ditë dhe kapacitete të plota të rezervave të gazit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *