Gjatë një interviste për televizionin CNN, Presidenti i SHBA, Joe Biden, deklaroi se është momenti për të rishikuar marrëdhëniet me Arabinë Saudite pasi mbretëria u bashkua me Rusinë për të ulur prodhimin e naftës, që ra ndesh me përpjekjet intensive të Shtëpisë së Bardhë për të parandaluar një vendim të tillë.

“Unë jam duke punuar, që kur Dhoma e Deputetëve dhe Senati të mblidhen të miratojnë vendimet e duhura ndaj Arabisë Saudite,” tha Biden.

Vendimi i kartelit të naftës OPEC+, të udhëhequr nga Arabia Saudite, për të ulur prodhimin javën e kaluar, nxiti zemërimin e Shtëpisë së Bardhë, dhe zyrtarët thanë se Biden ishte personalisht i zhgënjyer duke e konsideruar vendimin “dritëshkurtër”.

Lëvizja, e cila erdhi tre muaj pasi Biden vizitoi Arabinë Saudite dhe u takua me liderin e saj de fakto, Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, pritet të rrisë çmimet e gazit dhe naftës pak javë përpara zgjedhjeve të gjysmës së mandatit në SHBA

“Le të kuptojmë se pse shkova në Arabinë Saudite. Nuk shkova për naftën, por i sigurova që nuk do të largoheshim nga Lindja e Mesme”, tha Biden.

Lexo po ashtu:  27 vendime të rëndësishme/ Qeveria mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit, ja vendimet që u morën sot

Pasi arritën nivelet më të larta gjatë verës, çmimet e naftës ishin ulur vazhdimisht, duke i dhënë Biden dhe ndihmësve të tij kryesorë një pikë të fuqishme diskutimi në prag të zgjedhjeve.

Por një kombinim faktorësh, duke përfshirë rritjen e kërkesës dhe mirëmbajtjen në disa rafineri amerikane, ka bërë që çmimet të fillojnë të rriten përsëri. Vendimi i OPEC+ pritet të përkeqësojë më tej këta faktorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *