“Fitorja është arritur, por jo paqja” (A.Ajnshtajn 1945)

Londër, 9 korrik 1955. Nuk kishin kaluar as dy muaj nga vdekja e shkencëtarit të famshëm, Në një dhomë të mbushur me gazetarë në Caxton Hall, rezidenca që priti Konferencën e parë Pan-Amerikane dhe ngjarje të tjera historike, filozofi Bertrand Rasëll, nisi të lexojë me një zë të dobët një mesazh që i kishte lënë amanet Ajnshtajni në lidhje me rreziqet e luftës bërthamore, i bashkë-shkruar dhe nënshkruar nga 9 studiues të tjerë të shquar.

Tre faqe të shkruara me makinë shkrimi iu dërguan studiuesve nga e gjithë bota dhe njerëzve të thjeshtë. Synimi ishte ambicioz:t’u kërkohej qeverive, që gjendeshin në një udhëkryq midis “vdekjes universale të specieve njerëzore dhe një parajse të re”, të hiqnin dorë nga lufta dhe të gjenin “mjete paqësore për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve midis tyre.

“Nuk ka asnjë alternativë tjetër. Në çdo luftë të ardhshme do të përdoren me siguri armët bërthamore, dhe ato e kërcënojnë vazhdimin e ekzistencës së njeriut një Tokë”- thuhej ndër të tjera në dokument”. Kështu lindi manifesti më i famshëm kundër bombës bërthamore.

Rasëll kishte vënë gjithçka mbi emrin e shkencëtarit më të famshëm të shekullit XX, që ndërroi jetë më 18 prill 1955 në Spitalin e Universitetit Prinston, menjëherë pasi dërgoi letrën ku shprehte miratimin për tekstin e manifestit.

Nënshkruesi më i ri në moshë i dokumentit ishte Jozef Rotblat (1908-2005), një fizikantpolak që emigroi në Britaninë e Madhe. Më vonë do të fitonte Çmimin Nobel për Paqe me shoqatën “Pugvash”, që lindi e frymëzuar rreth manifestit pacifist.

Lexo po ashtu:  Fruti magjik i verës, konsiderohet ”depo” vitaminash dhe mineralesh

Pas vdekjes së Ajnshtajnit, Rotblat tha:”Kohët e fundit ai kishte shfaqur shqetësim mbi situatën botërore, dhe kishte shprehur frikën se popujt mund të shfarosnin njëri-tjetrin duke vënë në zbatim zbulimet e tij shkencore. Ai ishte shumë pesimist për këtë gjë.

Fizikanti gjerman e dinte se formula “masa është e barabartë me energjinë”, kishte ndihmuar në nxitjen e reaksionit zinxhir për të ndërtuar bombën bërthamore. Por në fillim ai dhe Rotblat, mendonin se bomba atomike ishte një ide e mirë.

Gara nisi në vitin 1939 me zbulimin nga gjermanët Oto Hahn dhe Fric Shtrasman të shpërbërjes së uraniumit që bombardohej me neutrone, dhe përfundoi 6 vjet më vonë me shpërthimin e “Little Boy”, bombës atomike që hodhën amerikanët mbi qytetin japonez të Hiroshimës në orën 8:14 të mëngjesit të 6 gushtit 1945.

Rotblat kuptoi se nëse prishet atomi i uraniumit, mund të prodhojë më shumë neutrone dhe ndarje në zinxhir, duke çliruar një energji shkatërruese në më pak se 1 mikrosekondë. Në verën e vitit 1939, një studim gjerman raportoi mundësinë e krijimit të një pajisje bërthamore, ndërsa më 1 shtator Rotblat përgëzoi për Çmimin Nobel në Fizikë shkencëtarin XhejmsÇeduik, zbuluesi i neutronit.

Disa muaj më vonë, ai nisi të bashkëpunonte me të dhe Frish në Liverpul mbi një projekt bërthamor britanik. Ndërkohë në Nju Jork, fizikanti Leo Zilard po konsultohej me EnrikoFermin. Të dy arritën në përfundimin se nuk kishte kohë për të humbur:gjermanët, që ishin të parët që arritën ta ndanin atomin, ishin në avantazh në këtë garë, dhe mund të mbështeteshin tek një tjetër emër i madh i fizikës:Verner Hajzenberg.

Lexo po ashtu:  Fluks vizitorësh të huaj në muzetë e Beratit

Hungarezët Zilard dhe Eugjen Vigner (Çmimi Nobel në Fizikë në vitin 1963) dhe Teler, babai i bombës me hidrogjen, iu drejtuan Ajnshtajnit (Zilard kishte punuar me të në një projekt). Ata e bindën që t’i shkruante më 2 gusht presidentit amerikan Ruzvelt:”Muajt e fundit është bërë e mundur kryerja e një reaksioni bërthamor zinxhir mbi një masë të madhe uraniumi.

Ky fenomen i ri do të çonte në krijimin e bombave. Dhe është e imagjinueshme ndërtimi i bombave tejet të fuqishme të një lloji krejtësisht të ri. Një pajisje e vetme e shpërthyer në një port, mund të shkatërrojë portin dhe gjithë zonën përreth. Ndaj amerikanët duhet të nxitojnë me projektin e tyre”-theksonte ndër të tjera Ajnshtajni.

Deri në atë moment, babai i “Relativitetit të Përgjithshëm” nuk dukej shumë pacifist:çdo lloj arme ishte e mirë kundër Adolf Hitlerit. Por letra nuk pati efektin e dëshiruar, dhe presidenti vendosi mbi ndërtimin e bombës bërthamore vetëm më 9 tetor 1941.

Fatmirësisht në vitin 1942 gjermanët e braktisën idenë e tyre për shkak të mungesës së mjeteve. “Po ta dija që nuk do të kishin mundur ta ndërtonin, nuk do t’ia kisha rekomanduar këtë projekt SHBA-së”- do të thoshte më vonë Ajnshtajni.

Në vitin 1944, Rotblat mori konfirmimin nga shërbimet sekrete se bomba gjermane nuk do ta ndërtohej ndonjëherë, dhe u tërhoq nga Projekti Manhattan (programi kërkimor që çoi tek bomba atomike). Ndërkohë Zilard, do të kundërshtonte – edhe pse më kot – hedhjen e bombave mbi Japoni.

Lexo po ashtu:  Hoxha i përjashtuar, Drilon Gashi: Na kanë mashtruar ata që na kanë thënë se namazi është shtylla kryesore e fesë

Më 11 shkurt 1955 Rasëll i shkroi një letër Ajnshtajnit,ku kërkonte që njerëzit e shkencës të bëjnë “diçka spektakolare, për t’i nxitur njerëzit dhe qeveritë të kuptojnë se këto armë mund të shkaktojnë katastrofa, dhe të theksojnë fuqishëm idenë se lufta mund të nënkuptojë zhdukja e jetës në planetin tonë”.

Ajnshtajni që e kishte kuptuar potencialin shkatërrues të këtyre armëve e pranon propozimin, duke hedhur idenë e hartimit të një deklaratë publike. Filozofi e shpërndau dhe në prill dokumenti u firmos nga Ajnshtajni.

“Bomba me hidrogjen mund të zhdukë qytete si Londra, Nju Jorku apo Moska. Por ajo mund të bëjë dëme në një zonë shumë më të madhe për shkak të radioaktivitetit. Armët 2500 herë më të fuqishme se sa bomba që goditi Hiroshimën, na detyrojnë t’i përgjigjemi pyetjes:Lufta do t’i japë fund racës njerëzore, apo njerëzimi do të heqë dorë nga lufta?

Meqenëse askush nuk do të refuzojë ta përdorë këtë bombën për të fituar, një pakt për heqjen dorë nga ajo dhe reduktimin e këtyre armëve do të ishte i rëndësishëm, por jo vendimtar. Nëse duam që të shpëtojmë, duhet anuluar vetë lufta si mjet dhe jo armët”- shkruante Ajnshtajni. / Focus – Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *