Në mbledhja e 100-të, Qeveria e Kosovës ka marrë disa vendime shumë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe për kulturën shqiptare në përgjithësi.
Ja cilat janë këto vendime të mëdha:
Për drejtësi, për gratë dhe vajzat, është proceduar në Kuvend plotësim-ndryshimin e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale.
Janë ashpërsuar sanksionet penale për kryerësit e veprave penale të dhunimit, dhunës seksuale si dhe dhunës në familje.
Për realizim të Enciklopedisë Shqiptare, është iniciuar procedurat për zbatimin e protokollit të përbashkët financiar të Kosovës dhe Shqipërisë.
Mbështetje financiare për Këshillin Nacional Shqiptar për përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Janë ndarë mjetet për mbështetjen me shumë të njëhershme prej 100 euro për pensionistët.
Në zbatim të Marrëveshjes Kompakt të Sfidave të Mijëvjeçarit, ndërmjet Kosovës dhe ShBA-ve, përfaqësuar nga MCC, themeluam dy grupe punuese.
Është aprovuar kërkesa e komunës së Podujevës për shpronësim të pronave shoqërore për: infrastrukturë shëndetësore, varrezat e qytetit dhe shtëpinë e kulturës.
Është miratuar Raporti vjetor për Gjendjen e Mjedisit në Kosovë për vitin 2021, dhe Planin e Veprimit për zbatimin e Strategjisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022-2028.