Janë 1,270 kafshë shtëpiake nga Ukraina që janë bashkuar me refugjatët ukrainas në Norvegji. Kjo shifër është e regjistruar deri më tani këtë vit. Autoriteti Norvegjez i Sigurisë Ushqimore ka shpenzuar mbi 27 milionë NOK (afro 3 milion euro) për trajtimin shëndetësor të shtazëve (qenve, maceve, minjëve dhe zogjëve të ndryshëm) dhe masat lidhur me kafshët shtëpiake.
Kafshët që mbërrijnë në Norvegji nga jashtë BE-së, zakonisht duhet të eutanizohen nëse nuk i kanë dokumentacionin në rregull. Megjithatë, një përjashtim është bërë për refugjatët ukrainas. Megjithatë, përjashtimi vlen vetëm për herën e parë që mbërrini në Norvegji pas fillimit të luftës.
Ukrainasit do të mbulohen për kostot që lidhen me trajtimin e kafshëve dhe çdo masë të tillë si karantina që lidhet me importimin e kafshëve.
Autoriteti Norvegjez i Sigurisë Ushqimore deklaron se për masat lidhur me këtë deri më tani këtë vit janë shpenzuar më shumë se 20,000 orë pune, shkruan NTB, përcjellë e pavarura MekuliPress.