“U përkujtua 114 vjetori i lindjes së shokut Enver Hoxha (16 tetor 1908-16 tetor 2022)
Si në çdo përvjetor të lindjes së Enver Hoxhës, i cili prehet në varrezat popullore të Sharrës, u bënë edhe sivjet u homazhe te varri i tij.
Në homazhe morën pjesë dhe vendosën buqeta e kurora me lule mbi varrin e Udhëheqësit të popullit, të partisë e të shtetit shqiptar, të Heroit Kombëtar, Enver Hoxha, patriotë, ish partizanë të LANÇ-it, pasardhës të veteranëve, komunistë, gra, të rinj e te reja nga shumë anë të vendit tonë, nga Shqipëria e Kosova dhe diaspora.
Në ceremoninë e organizuar foli shoku Bardhyl Hazizaj, sekretar i parë i KQ të PPSH-së. Të tjerë folën dhe recituan vargje për Enverin”- shkruan sot Muharrem Xhafa.