Gjatë një takimi në Dropull, kryeministri Edi Rama ka thënë se do merret një vendim për të fiksuar çmimin e shitjes së druve të zjarrit.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Dua të bëj një ndërhyrje këtu, tani ne kemi marrë masa ndër vite dhe pyjet e kullotat i kanë bashkitë. Por ndeshin probleme, përshembull tani ministrja po punon dhe për pak ditë do të dalë vendimi, nuk do të lëmë të rrisin çmimin e druve të zjarrit. Çfarë lidhje kanë që të shiten me dyfish çmimi drutë e zjarit? Nuk e di, vendimi i qeverisë do të jetë që drutë e zjarrit të shiten me çmimin e para luftës dhe pikë. Këtu bashkitë kanë rolin e tyre”, tha Rama.




