Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Rreth një muaj më parë në media u denoncua fakti se mbetje urbane hidheshin në një vend të hapur pranë varrezave të Tufinës. Raportimit mediatik, Bashkia e Tiranës iu kundërpërgjij në mënyrë tipike: dërgoi një makinë për heqjen e mbetjeve.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Sot, pra diçka më shumë se një muaj më pas, situate përsëritet. Mbetjet hidhen pranë varrezave në kundërshtim me ligjin përkatës. Bashkia e Tiranës që reklamon çdo punë, ka zgjedhur të derdhë kazanin e plehrave aty ku mendon se askush nuk do shikojë, pasi në të vërtetë ky është edhe standardi i punëve të kryetarit të saj: Punë që shikohen dhe të tjera që nuk duhen parë.

Sidoqofët, hedhja e mbetjeve në këtë mënyrë, përveç se mungesë morali e respekti, dëshmon edhe për mungesë politikash në një kryeqytet që merr çmime majtas e djathtas, por nuk ka akoma ujë të pijshëm 24 orë dhe nuk po ja del të ndajë halenë nga kuzhina. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Acarohen raportet mes superfuqive, SHBA vendos sistemin antiraketor në Rumani, Rusia instalon raketat me rreze të gjatë në Krime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *