Katër fëmijë liheshin nga nëna e tyre të jetonin vetëm, nën shoqërinë e qenve të rrugës, pa kontakt njerëzor, aq sa nuk kishin zhvilluar ende të folurit.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Fëmijët u gjetën në Shën Pjetërburg të Rusisë, duke jetuar mes mbeturinave. Nëna i fuste qentë e rrugës që fëmijët të luanin me to, por nuk pastronte as jashtëqitjet që qentë linin nëpër dyshekë.
Fëmijët nuk i lejonte të shkonin në shkollë, por thjesht i linte të flinin nëpër apartament, disa në tokë e disa në dyshekun e mbushur me pisllëk, ndërkohë që shtëpia ishte e gjitha e mbushur me mbeturina të krimbura dhe jashtëqitje.

Nëna u arrestua ndërsa fëmijët u morën nga autoritetet ruse.















