Gënjej! Gënjej! Nuk jam aq plak
Ende nuk jam velur nga jeta,
Se një trup gruaje më bën sado pak
Të më rahin pulsi e mënt’e shkreta.

Për gratë me zjarr vazhdoj t’ëndërroj,
Për ca dosido e ndonjë hirperije,
Për një valzer brilant që dot s’e harroj
Edhe për net dashurie.
Për një dashuri ëndërroj madje,
Një të heshtur, të dlirë, hirplot.
Ajo, e para, e shenjtë qe.
Për të dhe sot mund të qaj me lot.

Lexo po ashtu:  “Shqiptari e ka zakon që kundërshton para se të marrë vesh”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *